Mjet i ri në Photoshop identifikon imazhet autentike ndaj atyre të rreme (video)
Adobe zbuloi një mjet të ri për Photoshop i cili do të ndihmojë përdoruesit të kuptojnë më mirë autenticitetin e imazheve duke i atribuuar krijuesve të vërtetë.
Kështu përdoruesit mund të identifikojnë saktësinë e imazheve nëse janë autentike apo deepfake e madje të mësojnë edhe sesi janë krijuar.
Adobe lançoi CAI fillimisht për Twitter dhe New York Times nisur nga përhapja e imazheve të rreme dhe alternuara. Që atëherë lista është zgjeruar me Microsoft, BBC dhe Qualcomm.
Në videon e paraqitur Adobe krahason një imazh stok me një të krijuar. Duke përdorur mjetin Attribution, Photoshop automatikisht etiketon fotot me informacionin e fotografit.
Por Adobe tha se funksioni mund të çaktivizohet dhe të gjurmojë vetëm përmbajtjet autentike nëse krijuesit duan. Aktualisht është në fazë testimi dhe nevojitet adoptim më i gjerë nga publikuesit, artistët e madje edhe rivalët e Photoshop në mënyrë që të bëhet më i përdorshëm. /PCWorld Albanian/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/dobe.jpg): failed to open stream: No such file or directory