Lokale
Bujanoci përmbyll me sukses panairin (video)
Bujanoci përmbylli sot Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Potencialeve Investive i cili mblodhi shumë ndërmarrje nga vendi dhe rajoni. Sipas organizatorëve panairi kishte më shumë se 4 mijë vizitorë dhe mundësoi bashkëpunimin mes prodhuesve të ndryshëm .
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, panairin e vlerësoi të suksesshëm dhe se pjesëmarrja e prodhuesve nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria e ka madhështuar edhe më shumë këtë ngjarje të rëndësishme.
“Ky panair që ishte organizuar gjatë këtyre tre ditëve dëshmon se komuna e Bujanocit po vazhdon me prioritetin e zhvillimit ekonomik dhe kjo po realizohet në praktikë. Gjithashtu falënderoj edhe organizatorët dhe financuesit e këtij panairi”, tha Arifi, raporton Titulli
Gjatë përmbylljes solemne të këtij panairi janë dhënë mirënjohje edhe për stendat më të vizituara dhe organizuara gjatë kohës së ekspozimit të prodhimeve të ndryshme.
Kompania “Laço” nga Ferizaji, “Agro Adria” Tërnoc, “Keramika” Preshevë, “Inter-mobela” Maqedoni dhe kompania “Shampiko” nga Zhbevci i Bujanocit morën nga një mirënjohje si stendat më të organizuara dhe vizituara, të cilët i shpërndau kryetari Arifi dhe i falënderoi të gjithë pjesëmarrësit.
Stendat e 60 ekspozuesve gjatë tre ditëve të panairit kanë qëndruar në qendrën sportive “Rinia” në Bujanoc dhe kjo ishte një mundësi e mirë e lidhjes së bashkëpunimit mes prodhuesve dhe promovimit të punës se tyre.
Donator kryesor i Panairit është Agjencioni për zhvillim i Austrisë ADA, përmes Qendrës për zhvillim të Rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës me seli në Leskoc.
Vlen të theksohet se zyra për zhvillimi ekonomik lokal e Bujanocit ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për organizimin dhe suksesin e këtij panairi. Gjithashtu komuna e Bujanocit ka organizuar edhe një koktej rasti për gjithë pjesëmarrësit./Titullu.com/
http://youtu.be/VvQ8hMFuVZwcopy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/panairi-Bujanoc-2013.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!