Lokale
Të gjithë duan rezolutë për Luginën
Paralajmërimet për diskutimin e problemeve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin Republikan të Kosovës, janë mirëpritur nga përfaqësuesit institucional dhe politik të shqiptarëve të Luginës.
Kërkesa e shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës për angazhim të institucioneve shtetërore kosovare që në mënyrë të drejtpërdrejtë të interesohen për këtë pjesë të kombit, vlerësohet si e drejtë legjitime e Kosovës, sidomos në kohën kur po negocion me Serbinë për nivelin dhe konceptin që do ta gëzojnë serbët e Kosovës.
Gjatë një prononcimi për RTK-në kryetari i Këshillit Kombëtarë të Shqiptarëve që administrohet nga Serbia, Galip Beqiri, ka falënderuar parlamentarët kosovarë për iniciativën e marrë.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi dhe i Kuvendit Jonuz Musliu, konsiderojnë se ky diskutim dhe paralajmërimi i miratimit të një Rezolute në Kuvend po bëhet në kohën e duhur.
Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës vlerëson se Parlamenti i Kosovës me rezolutën të cilën do ta nxjerrë për Luginën e Preshevës duhet ta ngarkojë Qeverinë e Kosovës që të kërkojë nga Beogradi zyrtar realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Pro një rezolute për Luginën është shprehur edhe Shaip Kamberi - nënkryetar i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), i cili e vlerëson iniciativën e deputetëve kosovarë për rezolutën e paralajmëruar për Luginën.
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës inkurajon të gjitha forcat politike që veprojnë në Parlamentin e Republikës së Kosovës që të aprovojnë rezolutën për Luginën dhe të themelojnë mekanizmat për realizimin e saj.
Seanca e së premtes
[caption id="attachment_68645" align="alignleft" width="300"] Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri[/caption]
Me kërkesën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, të premten Kuvendi i Kosovws mbanë seancë tjetër ku do të diskutohet për çështjen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
Iniciativa e deputetit Haziri për një rezolutë për shqiptarët e Luginës së Preshevës tani më ka marrë edhe formën e saj.
Titulli.com ka arritur të sigurojë një kopje me shtatë pikat për rezolutën për Luginën me të cilën përfaqësuesit e LDK-së të premten do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës.
Në propozimet e këtij subjekti politik thuhet:
1. Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të rrisë kujdesin dhe interesin shtetërorë për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në lidhje me të drejtat qytetare, politike dhe etnike.
2. Qeveria e Kosovës më shumë të përkujdeset dhe të ketë tretman më të mirë për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës të cilët janë zhvendosur në Kosovë duke iu siguruar të drejta të plota e të barabarta.
3. Qeveria e Kosovës të hapë zyrë në Prishtinë dhe Gjilan për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e pozitës së tyre në Luginë dhe të atyre që janë zhvendosur nga këto komuna.
4. Të krijohen lehtësime në qarkullim, arsim, afirmim kulturorë, furnizim me dokumente përkatëse, si dhe lehtësime të tjera, përfshirë edhe suspendimin e taksës diskriminuese.
5. Qeveria e Kosovës të kërkoj nga institucionet ndërkombëtare dhe relevante që të lirohen të burgosurit politikë përfshirë edhe të ashtuquajturin “Grupin e Gjilanit” të cilët janë viktimë e procesit të montuar politik.
6. Qeveria e Kosovës të kërkojë reciprocitet të plotë me të drejtat që gëzon pakica serbe në Kosovë si dhe
7. Të rritet bashkëpunimi në mes të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesve shqiptarë të Preshevës, Bujanocin dhe Medvegjës në përputhshmëri me dëshirën e shprehur në referendumin me të drejtë bashkimi me Kosovën./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Bujanoci.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!