Lokale
Fillon asfaltimi i rrugëve në Tërnoc (video)
Ka filluar sot asfaltimi i 1200 metrave të rrugëve në lagjen Gash të fshatit Tërnoc
Punimet që filluan para një muaji për përgatitjen e rrugës për asfaltim që shpie nga Tërnoci në drejtim të fshatit Turi të Komunës së Bujanocit janë në fazën përfundimtare.
Siç raporton Titulli, kompania e kontraktuar preshevare “Saba Bellça” sot ka hedhur metrat e para të asfaltit dhe pret që shumë shpejtë të përfundojë projektin që ia ka besuar Komuna e Bujanocit.
Sot janë duke u asfaltuar rrugicat, ndërsa ditëve në vijim rruga kryesore që lidhë këto dy fshatra shqiptare.
Gjatë vizitës që kryetari i Komunës së Bujanocit Nagip Arifi i bëri punimeve në këtë lagje përsëriti se të gjitha rrugicat që janë në këtë fshat dhe fshatrat tjera do të asfaltohen, pa marrë parasysh se simpatizantët e cilës parti jetojnë në to.
“Shpresojë se na afat prej 2-3 ditëve do të kryhet asfaltimi në këto rrugë ndërsa do të vazhdojmë edhe në pjesët tjera ku rrugët janë të paasfaltuara. Është për opinion të themi se edhe pse në këtë lagje jetojnë kryesisht simpatizantë të Unionit Demokratik Shqiptar ne nuk do të bëjmë dallime partiake”, u shpreh Arifi, duke nënvizuar se aty ku duhet punuar edhe do të punohet pa marrë parasysh simpatinë ndaj subjektit politik që kanë qytetarët.
Banorët e lagjes në fjalë janë shprehur të kënaqur me fillimin e punimeve derisa disa nuk e kishin pritur se rruga e tyre do të ishte në planë të asfaltimeve që po bëhen në këtë komunë.
I këtij mendimi ishte edhe këshilltari në Asamblenë Komunale të komunës së Bujanocit i cili vjen nga opozita, Nagip Aliu, Unioni Demokratik Shqiptar.
“Gëzim më të madh nuk ka, dhjetë vjet pas lufte i erdh koha që edhe rruga jonë të shtrohet. Falënderojmë pushtetin lokal të cilët kanë mendu për këtë rrugë, pasi që kjo lagje ishte edhe më e anashkaluara jo vetëm në fshatë por në tërë komunën”, tha Aliu.
Ai duke komentuar asfaltimin e rrugës në lagjen e tij tha se kryetari Arifi është i të gjithëve dhe si i tillë duhet të punojë.
Sipas planit të punës gjithsejtë do të asfaltohen 1200 metra rrugë, ajo kryesorja që lidhë fshatrat Tërnoc-Turi ka një gjatësi prej 800 metra kurse rrugicat anësore gjithsejtë 400 metra.
Ky projekt kushton 16.900.000 dinarë, mjete të cilat janë ndarë nga buxheti i Komunës së Bujanocit./Titulli.com/
http://youtu.be/W9THh_ZWlj0copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/Arifi-Asfaltimi-Ternoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!