Lokale
Bruksel: promovohet monografia " Shoqata Humanitare Medvegja - Fully 30 vjet në shërbim të kombit"
E shtuna, e 7 dhjetorit, ishte një ngjarje kulturore e veçantë në Bruksel, ku u promvua monografia e " Shoqata Humanitare Medvegja - Fully 30 vjet në shërbim të kombit", kishin ardhur 5 mysafirë të veçantë bashkautorët e librit, Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi dhe veprimtarë shumë të dalluar të shoqatës Medvegja në Zvicër, kryetar Zenel Neziri, Ismet Selmani ish kryetar, Fadil Selmani sekretar dhe Zejnulla Namani ish kryetar.
Që në fillim është për ti përgëzuar, kur sheh këta veprimtatë, kryetarë e ish kryetarë dhe janë të gjithë bashkë, kjo tregon, se ka unitet dhe padyshim edhe sukses.
Aktivitetin e organizoi politikani belgo-shqiptar Burim Isen Demiri i ndihmuar nga disa veprimtarë të tjerë, i cili është edhe këshilltar komunal në Kuvendin e komunës Schaerbeek të Brukselit. Moderatori i këtij promovimi ishte intelektuali dhe historiani Altin Filo.
Në këtë evenement kulturor morrën pjesë rreth 70 veta prej tyre Daim Ilazi Ministër Këshilltar në Ambasadën e Maqedonisë në Bruksel, doktori specialist i radiologjis Naim Durmishi, prof. Ramadan Gjanaj dekani Fakuletit të shkencave politike në Universiteté Libre Internationale Bruxelles, gazetarja e agjencisë Belga Mejreme Azemi ( gruaja e diplomatit shkrimtarit dhe veprimtarit dalluar mërgatës shqiptare Gani Azemit), imami i xhamisë shqiptare në Bruksel Nuhi Shaqiri, shkrimtari Shkelqim Aliaj, Biznesmeni Afrim Sadik Krosa, Sadat Nuhiu ish lufëtarë i UÇK-së e UÇPMB-së, Suat Shabani kryetar i degës së SHHLP-së për Bruksel, sportisti i mirënjohur kampioni botërorë i shumëfishtë në Kik Bosks Edvik Abdulahi, veprimtari Ibish Lipa, i cili i pyeti autorët a keni kërkuar ndihmë nga kryeministri Hashim Thaçi për Luginën e Presheves. etj.
Tubimin e hapi veprimtari dalluar politik i Schaerbeekut, Burim Demiri i cili është i vetmi shqiptar i zgjedhur me vota si këshilltar në komunën Schaerbeek ku jetojnë rreth 4000 shqiptarë.
” Kam nderin dhe kënaqësin, ta hapi këtë tubim kulturor lidhur me promovimin e librit mbi Shoqatën Humanitare "Medvegja" Fully. Ju dëshiroj shumë suksese në të ardhmen. Angazhimi im për organizimin e këtin evenementi kulturor ishte nder, kënaqësi, obligim dhe detyrë e shenjtë për të bërë diçka më shumë për mërgatën shqiptare", deklaroi par ate pranishmeve Burim Demiri.
Zenel Neziri kryetar i Shoqatës Medvegja theksoi se ky libër është pasaportë e punës shumëvjeçare ju përshendes gjithëve dhe në veçanti organizatorin e këtij aktiviteti poltikanin belgo shqiptar Burim Isen Demirin, si dhe diplomatin dhe poetin Daim Ilazi.
Sipas autorëve Monografia paraqet 30 vite në shërbim të kombit, apo sakrifica e bashkatdhetarëve për ta ndihmuar kombin. Në këtë monografi është paraqitur ndihma e mërgimtarëve për kombin. U shprehi falënderim edhe dy autorëve të librit Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi. Ky libër do tu mbetet kujtim pasardhësve.. Nëse duam ta ndihmojmë sot Medvegjën nga zhdukja, atëhere duhet investojmë atje që të mos bëhet si Çamëria. Ti ndihmojme me investime ato pak shqiptarë dhe mos të lejojna që në ato fshatra të mos flitet shqip. Është koha të veprohet për Medvegjen që të mos zbrazet. Medvegja ia dha kombit akademik Idriz Ajetin dhe veprimtarin e dalluar në SHBA Xhim Xhema, i cili e nxiti vijën e kuqe të Xhorxh Bushit të vjetër. Falënderoj edhe gjithë sponzorët e kësaj monografie, presidentin e shtëpisë botuese "Rugova Art", poetin e publicistin Naim Kelmendi, lektorin Jonuz Fetahu, radhitësin e monografisë Hekuran Rexhepin, kryesitë e kaluara, anëtarët e kryesisë, që janë aktual dhe gjithë anëtarët e shoqatës e miqtë zviceranë ".
Kur është fjala te Xhim Xhema edhe mërgimtari i vjetër shqiptarë nga Belgjika, Rexhë Karalia, i cili 8 vite kishte punuar në Neë York të SHBA-së flet me shumë admirim për Xhim Xhemën nga Medvegja, Rexha thotë se:" Xhim Xhema, ka bërë më së shumti për kombin dhe se për te duhen shkruar libra".
Llukman Halili bashkautor i librit tha " se jam i kënaqur se gjendem në mesin tuaj. Sot Medvegjës i është kërcënuar mbijetesa, atje kanë mbetur vetëm 500 shqiptarë. Shoqata Humanitare Medvegja është e vetmja shoqatë që kontriboi shumë për Kosovën dhe çështjen kombëtare, afërisht 10 ( dhjetë) milionë franga zvicerane janë dhënë. Është koha, që tu qëndrojmë pranë shqiptarëve të Medvegjës dhe kësaj shoqate. Medvegja është nyja, ku mbrohet Dardania, pat thënë Dr.Ibrahim Rugova".
Fadil Selmani sekretar i shoqatës, tha " ju falënderoj për mikëpritjen. Prej këtu të niset një ndihmë e mbarë për Medvegjën. Uroj që Medvegja të mos mbetet e harruar. Synimi i Shoqatës eshtë për t'i rikthyer popullatën shqiptare në Medvegjë.Duhet vetëdijesohemi sepse Medvegja po kërcenohet nga asgjasimi."
Ismet Selmani, kryetar shumëvjeçat kësaj Shoqate, " fshati Tupallë është fshat i akademik Idriz Ajetit. Edhe fshatin Svirca është etnikisht shqiptarë, por pak kane mbetur.
Duhet përmendur, se shqiptarët e shpërngulur nga Medvegja nuk i kane shitur tokat e tyre. Ata janë sot në Prishtinë, Hajvali, Fushë Kosovë, Gjilan dhe diaspore. Ne jetojmë në kantonin e Valisit selia e shoqatës është në Fi, 25 km prej qendres. Ai falenderoi shtetin zviceran për perkrahjen e pergjithshme por edhe me rastin e Kosoves kur lejuan hapjen e zyres informuese ne kantonin tone. Llukmani dhe Dashnimi janë njerëz te kontributit madh dhe lum kombi që i ka ata me çuar çështjen kombëtare përpara. Shoqata jonë per 3 dite pas vrasjes familjes Jashari i kemi mbledhur 250 mijë franga zvicerane dhe i kemi dorëzuar te "Dardania Bank" në Tiranë me destinim për luftën në Drenicë."
Zejnulla Namani, tha se" autorët në mënyrë brilante e kanë shkruar këtë monografi". Dashnim Hebibi tha, "se kam pritur, se do ketë më tepër bashkatdhetarë në këtë promovim, por megjithate, u jemi mirënjohes organizatorit Burim Demiri për këtë mbrëmje të këndshme, që e kaluam me ju. Shoqata "Medvegja" pas shoqatës "Vatra" në Amerikë, është shoqatë, që ka kontribuar më së shumti për kombin. Shoqatë, që nuk është ndalur asnjëhere. Në këtë monografi, do të mësoni, se këta veprimtarë, kanë dhënë kontribut të madh për të mirën e atdheut, pa u ndalur asnjëherë. Sonte, kemi ardhur, jo për të shitur libra, as për të bërë politikë me Ju, por për të bashkëbiseduar me Ju të nderuar veprimtarë, sepse e dijmë, se edhe ju nuk jeni ndalur asnjëherë për të mirën e atdheut, e këto takime, shpresoj, se do na shërbejnë për të mirë. Të jemi të bashkuar më shumë nëmes veti dhe të mos e harrojmë ate trevë shqiptare".
Në faqen 15 të librit flet kryetari i komunes Fully, z.Edouard Fellay, ai thotë" Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me shoqatën " Medvegja" dhe me SH.K.A. "Medvegja", në çdo manifestim që organizohet nga kjo shoqate ne marrim pjese por edhe ata vijne ne manifestimet tona. ne me kenaqesi prezentojme ne aktivitetet e shoqates Medvegja. Komuniteti shqiptare, është i integruar si duhet, ku ata respektojnë ligjin e shtetit, gjithashtu ata ruajne traditat e vendit te tyre, gjuhen amtare dhe kulturen. Per ne të gjithe janë qytetare të njejtë dhe ne kur e shikojme këtë shoqatë, që është shumë mirë e organizuar, i shohim gjithe shqiptarët, se respektojnë në përpikëri të gjitha rregullat, që janë të shtetit tonë".
Sefedin Krasniqi publicist ne Zvicer ne nje recension te shkurte per kete liber thote:" Dy libra me se shumti me kane pelqyer prej gjithave qe i kam lexuar: " Pellazgët nje race e harruar ",e autorit Eduard Schneider dhe monografia kushtuar shoqates humanitare Medvegja ne Fully te Zvicrës, e autorëve Dr.Llukman Halili dhe Mr.Dashnim Hebibi."
Në fund të pranishmit i blen librat dhe pritnin gjatë në radhë, që t`ua shkruajnë nga një dedikim bashkëautorët Dr.sc.Llukman Halili dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi. Dhe në fund fare, organizatori z.Hysen Demiri, i shoqëruar me djalin e tij Burimin, dhe miqtë tjerë që ishin munduar të ndihmohet, që të promovohet kjo monografi, kishin përgaditur një koktej modest, ku musafirët nga Zvicra, bashkëbiseduan me vëllezërit e tyre mërgimtarë shqiptarë të Belgjikës. Siç mësuam nga veprimtarët medvegjas, kjo monografi, do të promovohet edhe në Neë York, Berlin, Tiranë, Ulqin, Preshevë, Tetovë e nëpër shumë qendra të tjera. /Ferid SHEHU, Bruksel Foto: D.H/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/shoqata-medveegja.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!