Lokale
Shkëlqyen, ishin në mesin e më të mirëve (foto)
Betina Imeri, Mabejna Salihu dhe Shemsie Avdiu, nxënëset e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, të cilat morën pjesë në konferencën e 10-të për studentë të Kosovës dhe rajonit, për çështjet sociale, kanë qenë ndër më të suksesshmet në prezantim
Nxënëset, të cilat u paraqitën me punimin “Respect for Elders” (Respektimi ndaj të vjetërve në komunën e Bujanocit) morën lëvdata të shumta për përgatitjen e bërë, derisa tema e tyre nxiti interesim mes nxënësve të shkollave të rajonit, pjesëmarrëse në konferencën e zhvilluar në Shkollën e Mesme Amerikane në Prishtinë (ASK).
Mabejna Salihu, Betina Imeri dhe Shemsie Avdiu, me prezantimin e tyre eklipsuan një numër të madh të prezantimeve të kolegëve të tyre që paraprakisht ishin paraqitur para masës në sallën e Shkollës Amerikane në Kosovë, raporton Titulli.
Prezantimi u bë në gjuhën angleze derisa lëvdatat nuk munguan as nga organizatorët. Vet nxënëset e shkollës së mesme “Sezai Surroi” u ndanë të kënaqura nga pjesëmarrja në këtë konferencë.
Ai që u ndje më i gëzuar ishte mentori i nxënësve, profesori i gjuhës angleze Muharrem Goga. “Prezantimi i nxënëseve tona ishte më i miri. Tema e tyre dhe mënyra e prezantimit nxiti interesim të lartë tek pjesëmarrësit, të cilët edhe pas prezantimit i shtronin pyetje nxënëseve, të cilat jepnin sqarime rreth temës dhe hulumtimit të tyre që kishin bërë”, u shpreh Goga.
Në Konferencën e 10-të për student të Kosovës dhe rajonit për çështjet sociale, nxënëset në fjalë ishin të vetmet që përfaqësuan Luginën, ndërsa në mesin 18 shkollave pjesëmarrëse, nga Serbia morën pjesë edhe nxënës të shkollave nga Beogradi, Çaçaku, Jagodina, etj.
Përveç Kosovës dhe Serbisë në konferencë me prezantimet e tyre u paraqitën edhe nxënës nga shkollat me renome të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/12/nxeneset-sezaisurroi-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!