Lugina "gati" të rifillojë bisedimet me Beogradin
Lokale

Lugina "gati" të rifillojë bisedimet me Beogradin

09.Dec.2013 16:10
0
Liderët politik shqiptarë të Luginës kanë ndërprerë bisedimet me qeverinë në Beograd duke u ankuar për mosgatishmëri të palës serbe për zgjidhjen e shumë problemeve që ekzitojnë në këtë rajon. Kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu theksoi se është gati të ulet  në tryezë me qeveritarët serbë por me prezencën e ndërkombëtarëve dhe duke marrë seriozisht kërkesat e shqiptarëve, raporton Titulli. Musliu thotë se  prej vitit 2001 qeveria e Serbisë nuk ka parë gatishmëri për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në këtë pjesë. “Nëse bashkësia ndërkombëtare na fton, garanton dhe cakton një person si ndërmjetës mes palës shqiptare dhe serbe në udhëheqjen e bisedimeve dhe të jetë si organizatore e këtyre bisedimeve, të pranojnë kërkesat e shqiptarëve, të hymë me platformën e nxjerrë nga tre kuvendet shqiptare në Luginë dhe me kërkesat të cilat janë bërë të qarta qeverisë së Serbisë, si çështja politike, ekonomike, sociale, shëndetësore e kulturore, atëherë do të uleshim për të dialoguar”, tha Musliu. Ditë më parë edhe deputeti shqiptarë në parlamentin e Serbisë, Riza Halimi ka kërkuar që në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë të trajtohet edhe çështja e Luginës së Preshevës. Ish shefi politik i UÇPMB-së Jonuz Musliu mendon se është momenti për të ngritur shqetësimin e shqiptarëve të Luginës në instancat më larta ndërkombëtare. “Është momenti dhe koha e duhur për shqiptarët e Luginës që të ngrinin zërin në instanca më të larta ndërkombëtare duke pasur parasysh se tani Serbia tenton që të marrë datën për integrimin e saj në familjen e madhe evropiane, dhe ajo duhet me doemos që të i jap të drejtat pakicave që jetojnë në territorin e saj sepse janë të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare”, deklaroi Musliu. Në tetor të këtij viti përfaqësuesit politik shqiptar të Luginës patën zhvilluar takimin me kreministrin e  Serbisë, Ivica Daçiq dhe pas kësaj filluan edhe me formimin egrupeve pununese për sektor të ndryshëm institucional./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/lideret-e-lugines-te-dacici.jpg): failed to open stream: No such file or directory
“Elhan Komerc”, me ofertë që nuk refuzohet (video)
Bruksel: promovohet monografia " Shoqata Humanitare Medvegja - Fully 30 vjet në shërbim të kombit"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration