Lokale
Bizneset e Luginës në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës Mimoza Kusari Lila ka dërguar një ftesë për bizneset nga Bujanoci dhe Presheva
Ftesa është bërë për bizneset të cilat produktet e tyre i plasojnë në tregun e Republikës së Kosovë, ndërsa siç ka mësuar Titulli ky takim është si rezultat i panairit “Javët e biznesit kombëtar” i cili u mbajt të mërkurën (31 tetor) në Preshevë dhe angazhimit të dy kryetarëve të komunave shqiptare në Serbi.
Gjatë takimit të nesërm në objektin e Aleancës Kosovare të Bizneseve, bisedime do të zhvillohen edhe me Agim Shahinin, president i AKB-së.
Qëllimi i takimit është zgjidhja e problemeve me të cilat ballafaqohen këto ndërmarrje private të Luginës gjatë plasimit të produkteve të tyre në Kosovë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/bizneset-e-lugines.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!