Bahtiri rrëfen bisedën me ish-presidentin Thaçi: Ma prezantoi idenë e korrigjimit të kufijve, Presheva me disa fshatra?
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka dhënë detaje të padëgjuara më parë lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve. Ai tha se ky projekt iu prezentua personalisht nga ish-presidenti Hashim Thaçi, e cila ide sipas tij ishte e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe gazetarit Baton Haxhiu. Me korrigjimin e kufijve, Bahtiri tha se Kosova do ta merrte Preshevën me disa fshatra deri tek “binarët e trenit”, ndërsa Serbia do ta merrte komplet Veriun.
Arsyeja pse kaloi në Vetëvendosje, Bahtiri tha ishte pikërisht “korrigjimi i kufijve” sepse sipas tij kjo ishe një ide e dëmshme për vendin.
“Çështja e korrigjimit të kufijve ka qenë ajo që më ka fut në një proces që të ndahem nga AKR-ja dhe t’i bashkangjitem LVV-së pa asnjë kusht. Ju kam bashku LVV-së për një qëllim të caktuar dhe ajo është mbrojtja e territorit”, tha Bahtiri në Pressing, transmeton Express.
“Mua ma ka thanë personalisht Hashim Thaçi”, tha Bahtiri për idenë e korrigjimit të kufijve.
“Mendoj që i kam pas detajet e mjaftueshme prej tij”, tha Bahtiri.
“Mendoj që Hashimi është futë në një oqean ndoshta edhe pa dashje dhe ai projekt unë mendoj që ka qenë i dëmshëm për Kosovën dhe e kam kundërshtuar. Ky plan ka rrjedhë nga Edi Rama dhe Baton Haxhiu dhe të tjerët që e kanë ndihmuar”, tha Bahtiri në Pressing, transmeton Gazeta Express.
“E kam kuptu masanej që është ide e Edi Ramës”, u shpreh ai.
“E kam thanë se ky projekt i juaj epiqëndrën e tërmetit do ta ketë në Mitrovicë dhe do të shpërndahet në të gjitha viset shqiptare”, tha ai se i ka thënë Thaçit.
Sipas tij, po të bëhej ky projekt, Kosova do ta merrte Preshevën me disa fshatra, ndërsa Serbia komplet Veriun.
Për marrjen e Preshevës, Bahtiri tha se do të ndodhte me disa fshatra “deri te binarët e trenit”, “thuajse gjysma e Preshevës”.
“Kosova e jepte Veriun komplet, Mitrovica ka qenë për t’u diskutuar”, u shpreh ai.
“E kam kuptuar që do të jepej e gjithë Mitrovica”, shtoi ai.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/haci-bahtiri.jpg): failed to open stream: No such file or directory