Hapet tubacioni i gazit që lidh Serbinë dhe Bullgarinë
Një tubacion i ri gazi ka hyrë në punë në Serbinë jugore, që lidh vendin ballkanik me Bullgarinë, anëtarin fqinj të BE-së. Ceremonia e hapjes në kryqëzimin Trupale pranë qytetit të Nishit në Serbi u ndoq nga presidentët e Serbisë, Bullgarisë dhe Azerbajxhanit.
Serbia dhe vendet e tjera në Europën Qendrore dhe Juglindore tani do të jenë në gjendje të marrin gaz natyror direkt nga Azerbajxhani dhe rajoni i Detit Kaspik nëpërmjet tubacionit të ri. Kjo zvogëlon varësinë e këtyre vendeve nga importet e gazit nga Rusia, e cila po bën një luftë kundër Ukrainës. Tubacioni është 170 kilometra i gjatë, 109 kilometra prej të cilëve janë në Serbi.
Ai ka një kapacitet prej 1,8 miliardë metra kub gaz në vit. Ndërtimi i tij zgjati më pak se një vit. Kostoja e seksionit serb është vlerësuar në 85,5 milionë euro (92 milionë dollarë). Bashkimi Evropian e mbështeti projektin me grante në total prej 49,6 milionë euro dhe kredi prej 25 milionë euro.
Vetë Serbia nuk është një vend anëtar i BE-së, por ka negociuar për t’u bashkuar me bllokun që nga viti 2014. /abcnews
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ubacioni_Gazit-.jpg): failed to open stream: No such file or directory