![Komuna e Bujanocit organizon turnir në futboll të vogël, aplikimi deri më 19 dhjetor](/source/images/2023_12/bujanoc-turnir-futboll.jpg)
Komuna e Bujanocit organizon turnir në futboll të vogël, aplikimi deri më 19 dhjetor
Zyra për të Rinj - Bujanoc për të gjithë adhuruesit e futbollit organizon turnirin e radhës në futboll të vogël.
Turniri fillon më datë 20 Dhjetor 2023 dhe zhvillohet në Qendrën Sportive në Bujanoc. Të gjithë të interesuarit për paraqitjen e ekipeve mund të lajmërohen tek koordinatori i Zyrës për të Rinj Shpetim Xheladini me numër kontaktues 062/8514526, duke filluar prej datës 11 Dhjetor deri më 19 Dhjetor 2023 në ora 17:00. Shorti i ekipeve hidhet me datë 19 Dhjetor prej orës 18:30 në ambientet e Zyrës për të Rinj.
Ndeshjet zhvillohen me sistemin 4+1, kurse ekipi maksimalisht mund të numërojë 10 lojtarë.
Për fituesin e turnirit pason shpërblimi prej 150.000,00 dinarëve, kurse për vendin e dytë parashihet shpërblimi prej 75.000,00 dinarêve.
![May be an image of soccer and text that says 'ZYRA PER Të RINJ ORGANIZON TURNIR nẽ FUTBOLL TẺ VOGEL Çmimi i Ekipit 6000 din. 2023 BU CUP Hudhja shortit Afati per paraqitjen ekipit fillon dhjetor dhe zgjat deri me 19 dhjetor Numri ekipeve eshtë kufizuar dhjetor 18:30 dhe turniri fillon me 20 dhjetor nga (Në SISTEMI TURNIRIT- Ekipi perbehët ekipit kurse ndeshja otë mund 17:00 gjithë deshirojnë marrin piesë ditë 19:00, dhe plotësoni formularin nevojshëm lojtarë sistemin 4+1. regjistruar paraqiten cilin paraqiten Pagesa pjesmarrje Turnir. kapiteni tanë kontaktues JENI Të MIRESEARDHUR kontakt 062 526 Koordinator Shpetim Xheladini Ekipi Fitues Vendi parè 150.000 din dhe Vendi dytë 70.000 din'](https://scontent.fbeg5-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/408162440_851197243682020_6113087263354363011_n.jpg?stp=dst-jpg_s720x720&_nc_cat=101&ccb=1-7&_nc_sid=3635dc&_nc_ohc=sJUgJks3KV4AX_lJ1hq&_nc_ht=scontent.fbeg5-1.fna&oh=00_AfCFgIyiiI1QwEyX0K4dv9NIo49DKC_AFMicl-IF-Dw2HA&oe=657C6DDE)