Arifi kërkon nga Beqaj heqjen e policave të sigurimit për Luginën
Lokale

Arifi kërkon nga Beqaj heqjen e policave të sigurimit për Luginën

08.May.2013 22:12
0
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe Luginë të Preshevës me theks të veçantë zhvillimet ekonomike. Takimi Beqaj-Arifi u zhvillua pas pjesëmarrjes në panairin e përgjithshëm ndërkombëtar “Prishtina 2013”, që u hap sot në qendrën industrial Prishtinë-Fushë Kosovë në organizim të Odës Ekonomike të Kosovës, e ku po marrin pjesë biznese të ndryshme nga vendi dhe më gjerë. Me këtë rast kreu i Komunës së Bujanocit e njoftoi ministrin Beqaj për problemin e taksave në pikat kufitare, të cilat sipas tij, po i ngarkojnë financiarisht qytetarët e Luginës së Preshevës, ndërsa kërkoi që Qeveria e Kosovës ta shqyrtojë këtë problem, raporton RTK. Ministri Beqaj ka informuar kryetarin Arifi me zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë dhe projektet që janë duke u zhvilluar, ndërsa ka vënë në dukje interesimin e Qeverisë për forcimin e sektorit privat dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik me vendet fqinje. Arifi ka shfrytëzuar këtë takim për të ftuar ministrin Beqaj që të marrë pjesë në Panairin e Bujanocit, i cili do të mbahet me 27 maj në këtë komunë. Nga ana e tij, ministri Beqaj ka premtuar se do të angazhohet që të gjitha asociacionet e biznesit në Kosovë të marrin pjesë dhe të kenë përfaqësuesit e vet në këtë panair./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/arifi-Beqaj1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Lugina sërish në protestë
Arifi me ministrat kosovarë hapi Panairin "Prishtina 2013"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration