Lokale
Lugina sërish në protestë
Përfaqësuesit e partive politike shqiptare sot kanë vendosur për mbajtjen e një proteste gjithëpopullore në sheshin e Preshevës
Drejtuesit e subjekteve të cilët u takuan në ndërtesën e administratës Komunale në Preshevë, vendosën që të shtunën të mbahet protesta duke filluar në orën 12h.
Sipas RTP-së kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe Bujanocit Nagip Arifi, pas takimit ka thënë se kjo protestë do të mbahet në prag të shënimit të manifestimeve të majit kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së , kundër vendimit të Gjykatës për Krime të Luftës për dënimin e shqiptarëve dhe me kërkesa për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë sikurse të serbëve në Kosovë.
Nga ana tjetër kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik Jonuz Musliu ka thënë se protesta do të alarmojë bashkësinë ndërkombëtare se çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës kërkon zgjidhje.
Takimi i sotëm i përfaqësuesve të partive të Luginës ka qenë i pa paralajmëruar, ndërsa ai ka zgjatur për mase 2 orë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/protesta-presheve8.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!