Arifi me ministrat kosovarë hapi Panairin "Prishtina 2013"
Rreth 120 kompani nga Kosova, rajoni dhe Evropa, po marrin pjesë në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2013”. Ky panair u cilësua si një mundësi e mirë, për komunikim mes kompanive vendore dhe të huaja, të cilat e shohin Kosovën si një mundësi të mirë dhe treg interesant.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës, ka falënderuar të gjitha kompanitë pjesëmarrëse, të cilat, sipas tij, kanë besim të promovojnë vlerat e Kosovës përmes këtij panairi. Ai ka pohuar se pjesëmarrja e kompanive dhe nga Evropa, dëshmon që Kosova është në rrugën Evropiane. Gërxhaliu, po ashtu, ka theksuar se vula e fitoreve politike, është zhvillimi ekonomik.
“OEK si parakusht e ka vërtetë që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik sa më tepër që është e mundur. Dua të besoj se vula e fitoreve politike, është zhvillimi ekonomik. Kur bisedohet për zhvillimin ekonomik, sektori privat është bartësi kyç i kësaj beteje. Komuniteti i biznesit vendor mund, di dhe do t’ia dal, të jetë shtytës i këtyre proceseve dhe me një mbështetje dhe partneritet institucional, do t’ia dalim në këtë drejtim”, ka pohuar Gërxhaliu.
Në këtë Panair, Lugina e Preshevës po përfaqësohet nga Komuna e Bujanocit, në ceremoninë hapëse të së cilës morri pjesë kryetari i kësaj komune Nagip Arifi.
Bujanoci, në stendën e rezervuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, përveç që do të prezantojë potencialet e veta ekonomike dhe zhvillimore, ajo do të shfrytësohet edhe nga 20 biznese të komunave Bujanoc dhe Preshevë për të ekspozuar prodhimet e tyre./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/Arifi-panairi.jpg): failed to open stream: No such file or directory