Aliu: Shqiptarët kanë nevojë për urtësi e mençuri
Lokale

Aliu: Shqiptarët kanë nevojë për urtësi e mençuri

20.Sep.2013 19:59
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, sot në një vizitë vëllazërore priti në ambientet e këtij institucioni në Bujanoc, diplomatin, ish-deputetin dhe publicistin e mirënjohur Eshtref Aliun nga Maqedonia. Në një takim vëllazëror Aliu shprehu interesimin për ngjarjet në Luginën e Preshevës me theks të ruajtjes së substancës kombëtare përmes një politike progresive që hapë perspektiva gjithmonë nën ombrellën e kujdesit të mprehtë në raport politikat shtetërore të Serbisë. kksh-aliu-1 “Shqiptarët kanë nevojë për urtësi, mençuri, vizion në mbështetje të kulturës dhe traditave tona shqiptare, për të ndërmarr vendime në lidhje me rrjedhat rajonale e ndërkombëtare” theksoi Aliu,  i cili për një kohë të gjatë kishte vepruar në fushën diplomatike. “Ne iu falënderojmë për vizitën dhe këshillat tua që janë më shumë se të vlefshme për këtë kohë duke pasur parasysh bagazhin tuaj diplomatik e politik”, tha kryetari Beqiri duke vazhduar se “kemi nevojë për hapjen e dialogut dhe konsultimeve mes vetë shqiptarëve nga të gjitha trojet, në drejtim të ndërtimit të një vizioni të përbashkët”./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/kksh-aliu.jpg): failed to open stream: No such file or directory
PVD ndryshon qëndrim, delegon Driton Rexhepin në grupin punues
Asfalti mbërrin edhe në Bukuroc (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration