Lokale
Asfalti mbërrin edhe në Bukuroc (foto)
Në Bashkësinë Lokale (BL) Bukuroc në komunën e Preshevës është asfaltuar rruga, që ishte ndoshta edhe vendbanimi i fundit në këtë komunë pa rrugën kryesore të asfaltuar.
Gjatësia e rrugës është 1.4 kilometra e me gjerësi prej 5 metrave, e cila në masë të madhe plotëson kushtet e banorëve të fshatit Bukuroc.
Në përurim ishin përfaqësuesit e pushtetit lokal të Preshevës, të cilët për dallim nga herët tjera këtë herë janë udhëhequr nga kryetari kuvendit Ramiz Latifi.
Latifi me këtë rast ka bërë të ditur se ky projekt kap vlerën e 21 milion dinarëve, mjete të cilat janë investuar nga buxheti komunës së Preshevës, raporton Titulli.
Ai potencon se kjo rrugë ka qenë e paraparë edhe me Planin Investiv për vitin 2013. Latifi me këtë rast ka uruar edhe banorët e Bukurocës dhe gjithë qytetarëve të komunës së Preshevës për shfrytëzim sa më të mirë.
Ndërkaq kryetari BL Bukuroc Qenan Ramadani, ka falënderuar pushtetin lokal për realizimin e këtij projekti.
Sipas tij kjo rrugë është premtuar të asfaltohet gjatë fushatës parazgjedhore të vitit të kaluar, dhe banorët vetëm se e kanë pritur se kur do të fillojë asfaltimi.
Ramadani falënderim të veçantë ka edhe për banorët e fshatit Zhunicë, më konkretisht pronarët e disa tokave që janë përskaj rrugës, e që kanë lëshuar tokën e tyre për zgjerimin e rrugës, pasi që kjo rrugë më parë ka qenë 3 metra kurse me gatishmërinë e banorëve që të lëshojnë arat e tyre për zgjerimin e rrugës kjo tashmë është bërë në 5 metra.
Kryetari BL të Bukurocës bënë të ditur se në mesin e atyre që kanë lëshuar arën e tyre për rrugë është edhe kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/asfalltimi-bukuroc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!