PVD ndryshon qëndrim, delegon Driton Rexhepin në grupin punues
Lokale

PVD ndryshon qëndrim, delegon Driton Rexhepin në grupin punues

21.Sep.2013 17:54
0
Lajme_PVD_logo_130739157Partia për Veprim Demokratik (PVD) dega në Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur të premten ka propozuar Driton Rexhepin, anëtarin e Kryesisë së përgjithshme të këtij subjekti politik, për anëtarë në grupin punues në Kuvendin Komunal, për përgatitjen e iniciativës për ndryshimin e emërtimit të rrugëve dhe shesheve të qytetit të Bujanocit. Sipas kumtesës të cilën e transmeton Titulli, PVD thotë se “pjesëmarrja në këtë proces po del të jetë e domosdoshme dhe se njëkohësisht me pjesëmarrje në këtë grup punues PVD do t’ia heqë alibinë partive në pushtet për prolongimin e kësaj çështje”. “PVD do të japë kontributin e vet në frymën e propozimit të dërguar më herët me shkrim, bashkë me partitë e tjera opozitare Unionin Demokratik Shqiptarë (UDSH) dhe atëbotë Lëvizjen e Progresit Demokratik (LPD)”, thuhet mes tjerash në kumtesë. Ky subjekt politikë shqiptar thotë se do të mbetet konsekuent propozimit të dorëzuar me shkrim duke e mbrojtur qëndrimin që në qytetin e Bujanocit rrugët të emërohen me personalitete nga historia, kultura dhe letërsia shqipe. Vlen theksuar se PVD deri më tani nuk kishte dërguar anëtarin në komisionin për emërtimin e rrugëve dhe shesheve në kuadër të Asamblesë Komunale të Bujanocit edhe pas ftesës publike të kryetarit të atëhershëm Hajredin Hyda, andaj edhe nuk ishin mbajtur mbledhje lidhur me ndryshimin e emërtimeve të rrugëve në Bujanoc./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/04/Bujanoci-rruget-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Lugina dhe diaspora ia mbushin "kuletën" Kosovës, 13 milionë euro nga policat e sigurimeve
Aliu: Shqiptarët kanë nevojë për urtësi e mençuri
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration