76 vjet të “Rilindjes”, Buxhovi: Abetare që për gjysmë shekulli ushqeu identitetin tonë shpirtëror
“Rilindja” është gazeta përfaqësuese e shqiptarëve në IshJugosllavi. Për herë të parë ka dalë më 12 shkurt 1945 në Prizren dhe është gazeta e parë në gjuhën shqipe në ish Jugosllavi.
Shkrimtari Jusuf Buxhovi, njëherit pjesë e gazetës Rilindja për shumë vite, në 76 vjetorin e “Rilindjes” është shprehur se kjo gazetë ishte Abetare, që për një gjysmë shekulli ushqeu identitetin tonë shpirtëror, arsimor dhe kulturor në rrugën e emancipimit shoqëror dhe politik.
“Abetare, që për një gjysmë shekulli ushqeu identitetin tonë shpirtëror, arsimor dhe kulturor në rrugën e emancipimit shoqëror dhe politik.
U dha kah kthesave të mëdha historike nëpër të cilat kaluam për të ardhur ku jemi.
“RILINDJA” ishte RILINDJA jonë.
Krenar që isha pjesë e saj”, shkruan Buxhovi.
“Rilindja” në fillim ishte e përjavshme vetëm me katër faqe deri më 27 qershor 1948, fillon të dale dy here në javë, të dielave dhe të enjteve. Pastaj, nga nëntori i vitit 1958 nis të dalë gazetë e përditshme (nuk dilte vetëm të premteve).
Nga viti 1964 del çdo ditë standard në 20 faqe, ndërsa të shtunave dhe gjatë festave 24-32 faqe.
Me 5 shtator 1990, nga pushtetit serb u ndalua botimi i saj, ndërsa pas hyrjes së forcave të NATO-s, më 12 qershor 1999 ajo del përsëri, por këtë here me faqe të shtuara dhe një pjesë e tyre me ngjyra.
Gazeta “Rilindja” ishte padyshim gazeta më e shitur në trojet shqiptare. Tirazhi maksimal ka mbrri gjatë festave të Vitit të Ri, deri në 234.000 ekzemplarë.
Gazeta “Rilindja” ka pushuar së botuari që nga viti 2009.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/): failed to open stream: No such file or directory