Titulli pjesëmarrës në konferencën e Salzburgut
Lokale

Titulli pjesëmarrës në konferencën e Salzburgut

24.Aug.2015 22:00
0
Instituti i Rajoneve Evropiane (IRE) në Austri, në sallën evropiane në Salzburg, nga 27 deri më 29 shtator të këtij viti do të mbajë konferencën e 11-të të Rajoneve Evropiane dhe Qyteteve.

“Strategjitë e mbijetesës për Rajonet dhe Qytetet në Evropë” thirret konferenca e organizuar nga Instituti i Rajoneve Evropiane në të cilën do të përfaqësohet edhe portali informativ Titulli.com.

Në këtë organizim me fjalimin e tij do të paraqitet Franz Schausberger-kryetar i institutit të Rajoneve të Evropës, ish guvernator i landit të Salzburgut dhe Jörg Wojahn-shefi i përfaqësisë së Komisionit Evropian në Vjenë të Austrisë.

Përndryshe, pjesë e kësaj konference ku do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit “Vala e refugjatëve në Evropë”, panelistë do të jenë edhe pjesëmarrësit e tjerë nga vendet e Evropës.

Veç kësaj, sipas agjendës së paraparë, një panel do të mbahet edhe me temën “Hulumtimet rajonale dhe projektet inovative si strategji për punësim inteligjent”.

Kjo konferencë organizohet nën patronatin e Presidentit të Republikës Federale të Austrisë, Prof. Dr. Heinz Fischer, i cili pjesëmarrësit në këtë organizim do t’i pranojë me një pritje tradicionale.

Portali informativ Titulli.com në këtë konferencë do të jetë sponsor medial bashkë me mediat tjera të rrjetit për Zhvillim të Mediave Lokale dhe Pakicave në Serbi, siç janë ato hungareze, rumune, sllovake e rusehe mediumi i vetëm pjesëmarrës nga Lugina.

Konferenca “Strategjitë e mbijetesës për Rajonet dhe Qytetet në Evropë”, do të hapë tema diskutimi aktuale për BE-në.

Tashmë nga Qendra për Zhvillimin e Mediave Lokale dhe të Pakicave (QZHMLP) në Serbi, pjesë e së cilës është edhe portali informativ Titulli, do të delegojnë gazetarin dhe fotoreporterin për të përfaqësuar këtë rrjet të mediumeve të pavarura në konferencën e Salzburgut./Titulli.com/

KKSH e shqetësuar, kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për emigrantët
Reagon KKSH për mosrespektimin e dygjuhësisë në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration