KKSH e shqetësuar, kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për emigrantët
Lokale

KKSH e shqetësuar, kërkon ndihmën e ndërkombëtarëve për emigrantët

24.Aug.2015 16:31
0
Zhvillimet e fundit me emigrantët nga Siria në rajon dhe me fluksin e madh që po përballet komuna e Preshevës, Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) ngritë shqetësime dhe kërkon reagim humanitar nga bashkësia ndërkombëtare. Pamjet nga rajoni me trajtimin e këtyre emigrantëve janë të tmerrshme, trishtuese dhe absolutisht johumane.

“Gatishmëria e komunës së Preshevës për të trajtuar në mënyrë humane është për t’u përshëndetur ashtu edhe sjellja e qytetarëve shqiptarë nga kjo komunë. Njëkohësisht, duke rikujtuar të kaluarën jo të largët prej refugjatësh të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar vlerëson lartë vendosmërinë, fisnikërinë, bujarinë dhe zemërgjerësinë për t’i dalë në ndihmë emigrantëve si sjellje që është e establuar në traditën shqiptare të mikpritjes”, thuhet në kumtesën e lëshuar të hënën nga Këshilli Kombëtar Shqiptar me seli në Bujanoc.

KKSH nënvizon se proceset nëpër të cilat po kalojnë këta emigrantë, shqiptarët fatmirësisht e kanë kaluar me ndihmën ndërkombëtare, përkatësisht, duke qenë mirënjohës ndaj ndihmës së Evropës perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Andaj, Këshilli Kombëtar Shqiptar i bënë thirrje të gjithë shqiptarëve nga Lugina e Preshevës për mirëkuptim dhe zemërgjerësi për situatën e krijuar me emigrantët sirianë, duke u mbështetur në madhështinë e traditës sonë.

KKSH apelon tek fqinjët maqedonas që në vend të dhunës dhe trishtimit të mëtutjeshëm të këtyre nevojtarëve, t’iu afrojnë përkrahje dhe mikpritje.

Gjithashtu, Këshilli Kombëtar Shqiptar apelon tek misionet diplomatike të akredituara në Beograd dhe organizatat humanitare të ofrojnë ndihmën e nevojshme konform situatës së shkaktuar.

“Urgjenca për reagim humanitar është më se e nevojshme për të mos lejuar që të kthehet në ndonjë katastrofë humanitare, aq edhe më tepër që ditëve të fundit fluksi me refugjatë nga Siria është në shifra enorme në Luginën e Preshevës”, thuhet në kumtesën e KKSH-së. /Titulli.com/ 

Mustafa: Preshevarët hapin shtëpitë për refugjatët sirianë
Titulli pjesëmarrës në konferencën e Salzburgut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration