Titulli nga Bujanoci pjesëmarrës në programin për lidership në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (foto)
Lokale

Titulli nga Bujanoci pjesëmarrës në programin për lidership në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (foto)

12.Nov.2018 08:45
0

Portali Informativ Titulli.com nga Bujanoci ishte pjesë e programit ndërkombëtar vizitor për lidership me temën “Promovimi i dallimeve të konsumatorëve të Medias”, organizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan.

Skender Saqipi, kryeredaktor së bashku me grupën prej 18 personave nga Evropa morën pjesë në këtë aktivitet të zhvilluar në Washington DC, Des Moines-Iowa, Iowa City dhe qytetin më të vjetër të SHBA-së, Boston.

“Qëllimi i këtij programi ishte njohja me të drejtat dhe përgjegjësitë e shtypit të lirë në një demokraci për të nxitur transparencën dhe llogaridhënien e qeverisë si dhe për t’u mësuar me metodat e hulumtimit dhe verifikimit të burimeve të besueshme dhe kundërshtuar dezinformimin”, ka vlerësuar Saqipi.

Aktivitetet filluan në Washington DC me vizitën dhe prezantimet në departamentin e shtetit, zyrën e politikave për Evropë dhe Azi duke vazhduar në organizata dhe institucione që merren me median dhe teknologji për të shpërndarë informacionin tek publiku i synuar.

Pjesë e këtij programi ishte edhe pjesëmarrja në një fushatë parazgjedhore për kongres në Des Moines ku morri pjesë edhe zëvendës kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  Michael R. Pence.

Grupi pjesëmarrës evropian në këtë program qëndroi për vizitë edhe në zyrën e kompanisë “Google” në Washington DC dhe nga personeli u njoftuan për rolin e kësaj kompanie për promovimin e fjalës së lirë dhe luftimin e dezinformimit.

Gjithashtu gjatë qëndrimit në Boston, grupi i pjesëmarrësve vizitoi edhe kampusin e Universitetit Harvard në Cambridge duke qenë pjesë në “Fondacionin Neiman për Gazetari” në një ligjëratë  për ardhmërin e gazetarisë në fushën digjitale.

Vizitën dhe pjesëmarrjen e kryeredaktorit të Portalit Informativ Titulli.com, Skender Saqipi e ka mbështetur financiarisht ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd./Titulli.com/

 

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration