Titulli i mori në "çafë" edhe mediat tjera!
Lokale

Titulli i mori në "çafë" edhe mediat tjera!

20.Mar.2015 15:15
0

Raportimi për bllokimin e faqes së portalit informativ Titulli.com në orët e paraditës dhe njoftimi me këtë rast të disa organizatave për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, si duket ka “detyruar” komunën që të bllokojë edhe portalet tjera që veprojnë në Luginë dhe më gjerë, për të arsyetuar veprimin ndaj mënyrës selektive të bllokimit që i bëri mediumit tonë.

Në këto momente, siç ka mësuar Titulli, punëtorëve të administratës i është pamundësuar qasja edhe në portalet tjera, të cilët në kohën që ishte bllokuar Titulli.com së bashku me rrjetin social Facebook dhe YouTube, ishin në funksion, informacion i cili është vërtetuar disa herë përmes punëtorëve të administratës së Komunës së Bujanocit.

Nasim Rexhepi, kryeshef i administratës komunale, në një prononcim për Titullin ka thënë se bllokimi është bërë me urdhër të tij për të gjithë mediat online.

Ai premtoi se Titulli do të jetë sërish online në ndërtesën e administratës lokale nga dita e hënë, me ç’rast theksoi se edhe ai është vizitor i rregullt i këtij mediumi.

Nga ana tjetër portali informativ Titulli.com veprimin e sotëm të administratës e cilëson shumë selektive, pasi në fillim kishin bllokuar këtë medium. Nga momenti që u raportua për këtë shkelje erdhi edhe deri tek ndryshimi i qëndrimit, për të mbuluar këtë veprim selektiv me bllokim edhe të portaleve tjera nga Lugina dhe rajoni.

Mirëpo edhe pse kryeshefi Rexhepi theksoi se kanë bllokuar të gjitha mediat online për punë më efikase të të punësuarve, në momentin e raportimit mediumi ynë ka konfirmuar se disa faqe informative siç është B92, Top-Channel edhe matej vazhdojnë të hapen.

Portalin informativ Titulli vlerëson se veprimi i sotëm kundrejt mediumit tonë është në vazhdën e presionit që po zhvillohet në këtë komunë ndaj fjalës së lirë, dhe si në rastet e kaluara kur shohin se kanë bërë një shkelje, arsyetimin e gjejnë në përfshirjen edhe të faktorëve të tjerë, vetëm për të dalë të pastër nga “gabimet” që i bëjnë e duke ia hedh fajin “keqinformimit”. 

Se Titulli kësaj here i mori në qafë edhe mediat tjera nuk ka dyshim, të paktën deri të hënën, kur shpresojmë se edhe ato mediume të jenë të lira për shfletim nga punëtorët e administratës.

Gjithashtu duhet nënvizuar se Komuna e Bujanocit, përveç mediave të afërta me pushtetin, Titullin nuk e njofton me ngjarjet e zyrtarëve dhe ato me interes për publikun, informacione këto të cilat ky medium i siguron nga burimet e saj.

Pavarësisht presioneve direkte dhe indirekte ndaj fjalës së lirë, portali informativ Titulli opinionit do t’ia paraqesë të gjitha informacionet që janë në interes të qytetarëve dhe do të vazhdojë përpjekjet për qasje në dokumente dhe informata të rëndësisë publike në Luginë. /Titulli.com/

Kërkohen sqarime nga stacionet policore për vendbanimet në Luginë
Medvegja do edhe dy pikëkalimeve të reja kufitare me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration