Titulli.com shënon 10 vjetorin, informimi shqip në Luginë po vdes në heshtje?
Lokale

Titulli.com shënon 10 vjetorin, informimi shqip në Luginë po vdes në heshtje?

05.Jan.2022 09:00
0

Modeli i gazetarisë online të promovuar nga Titulli.com vazhdon të mbetet udhërrëfyes për media lokale, subjekte politike e platforma të ndryshme të publikimit të lajmeve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Redaksia e Titulli.com, sot në një pozitë të vështirë të funksionimit shënon 10 vjetorin e fillimit të punës  dhe angazhimit në avancimin e pozitës shqiptare, zhvillimin e demokracisë në këto komuna duke bërë përpjekje të vazhdueshme për ndikime pozitive në shoqërinë tonë.

Në zhargonin e gazetarisë shpesh thuhet se një media e shëndetshme e lajmeve pretendohet se është gjaku i demokracisë për shkak se lajmet ofrojnë burimet jetike për proceset, diskutimin dhe analizën që u mundëson qytetarëve pjesëmarrjen në jetën politike dhe demokracia të funksionojë më mirë në favor të saj.

Në këto rrethana të trazuara politike media në gjuhën shqipe po përballet më vështirësi të funksionimit duke u varur nga mëshira e vetëqeverisjes lokale të cilat shpërndajnë buxhet simbolik mbijetese shpesh edhe të poshtëruar.

Portali Informativ Titulli.com gjatë këtyre 10 viteve të funksionimit fuqishëm ka punuar në realizimin e projekteve që lidhen ekskluzivisht me të drejtat shqiptare, zhvillimin e demokracisë dhe transparencës në institucionet e vetëqeverisjes lokale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Duke u bazuar në vështirësitë e Titulli.com sikur edhe mediave tjera në gjuhën shqipe në Luginë, mundë të thuhet lirisht se informimi shqip po shkon drejt vdekjes dhe nëpërkëmbjes nga ata që po qeverisin me interesin shqiptar nëpër institucione të ndryshme.

Për redaksinë e Titulli.com janë shqetësuese përpjekjet nga disa “patriotë” shqiptar lokal për fuqizimin e medias në gjuhën serbe dhe forcimin e ndikimit të saj në orientimin e opinionit publik shqiptar në Luginë të Preshevës.

Titulli.com u themelua më 5 Janar 2012 nga një grup i vogël profesionistësh të medias në Luginë dhe do të vazhdojë rrugëtimin në projektimin e orientimeve politike të shëndosha dhe avancimit të pozitës së përgjithshme shqiptare në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Presidenca: Së shpejti shqiptarët e Luginës mund ta marrin nënshtetësinë e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration