#tiraporton: Banorët vullnetarisht rregullojnë një park në Tërnoc të Bujanocit
Lokale

#tiraporton: Banorët vullnetarisht rregullojnë një park në Tërnoc të Bujanocit

04.Dec.2018 13:56
0

#tiraporton: Banorët vullnetarisht rregullojnë një park në Tërnoc të Bujanocit

Disa banorë të fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit kanë rregulluar një pjesë të sipërfaqes në formë parku në baza vullnetare.

Përmes rubrikës #tiraporton të Titulli.com kanë dërguar të dhëna dhe fotografi lidhur me iniciativën e tyre.

“Fillimisht kemi pastruar lumin të lagjes së njohur te fshati jonë mahalla e rekës dhe pas këtij aktiviteti me mjete vetanake përfunduan edhe rregullimin e parkut”, thuhet në njoftimin e dërguar redaksisë së Titulli.com.

Sipas këtij njoftimi aktiviteti i tyre është përkrahur nga banorët vullnetar të lagjës dhe realizimi I këtij projekti I ka inkurajuar edhe për iniciativa të reja në dobi të banorëve.

Rubrika #tiraporton është një formë e komunikimit në rritje mes redaksisë së Titulli.com dhe qytetarëve që shërben për të informuar nga qytetarët për aktivitete të cilët ata dëshirojnë të raportojnë./Titulli.com/

 

 

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration