Tirana paralajmëron ndihmë për vërshimet e shiut në Preshevë
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka paralajmëruar se do t'i dalë në ndihmë Preshevës pas dëmeve nga vërshimet e shiut.
“Jemi pranë vllezërve dhe motrave tona në Preshevë të cilët po përballen me dëmet nga reshjet e dendura të orëve të fundit. Tirana është me ju jo vetëm me zemër, por edhe me mbështetje konkrete përmes një fond ndihme që do të miratohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak” ka thënë Erion Veliaj, përmes një postimi në Twiter.