Tirana dhe Prishtina të kenë politika më të qarta ndaj Luginës (Video)
Lokale

Tirana dhe Prishtina të kenë politika më të qarta ndaj Luginës (Video)

16.May.2015 11:57
0
Situata në Maqedoni dhe reflektimet në Luginë kanë qenë objekt diskutimi në emisionin javor të Tv Spektri të transmetuar të premten në mbrëmje.

Lidhur me këto çështje pikëpamjet e tyre i kanë paraqitur deputeti popullor, Shaip Kamberi dhe kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberi.

Që të dy bashkëbiseduesit rastin e Kumanovës e kanë quajtur si një mister të vërtetë, ndërsa kanë gjykuar edhe prononcimet e zyrtarëve serbë e sidomos shkrimet e shtypit të Beogradit për reflektimet eventuale në Luginë.

Ata kanë kritikuar qasjen e Beogradit zyrtar i cili kur flet për eskalime të mundshme të gjendjes në Serbi apriori fajëson shqiptarët e Luginës.

Në emision është folur edhe për situatën aktuale në Luginë, për mungesën e përkrahjes zyrtare nga Tirana dhe Prishtina, por edhe për përçarjet brenda faktorit politik lokal e sidomos për qeverisjen lokale në Bujanoc.

 

Emisioni i plotë kushtuar situatës në Maqedoni dhe reflektimeve në Luginë mund të shikohet këtu:

VIDEO

Ja çka humbi Bujanoci dhe fitoi Vranja!
Kryetari i PVD-së në Bujanoc, Shaip Kamberi, mesazh qytetarëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration