Tiodoroviq: Situatë më të mirë me Covid-19 përveç në Bujanoc dhe Preshevë
Lokale

Tiodoroviq: Situatë më të mirë me Covid-19 përveç në Bujanoc dhe Preshevë

14.Aug.2020 08:11
0

Epidemiologu nga Shtabi Emergjent,  Branislav Tiodoroviq tha  se kemi një situatë më të qëndrueshme dhe një prirje të lehtë në rënie me koronavirusin veçanërisht nëse shikojmë të dhënat nga klinikat covid, ku numri i ekzaminimeve të para është më i vogël, transmeton Titulli.com.

Tiodoroviq tha për RTS se kjo prirje është e pranishme kudo përveç në komunat Bujanoc dhe Preshevë.

Ai tha se një pjesë e kesaj popullate trajtohet në shtëpi dhe me mjekë privatë, shkon në sistemin shëndetësor në Kosovë dhe vetëm kur ata kanë veshtoresi vijnë në Vrajë dhe Nish, transmeton Titulli.com.

Sipas tij kjo sjellje e pacienteve ka rezultuar në një numër të shtuar të vdekjeve, të cilat mund të ishin  shmangur nëse njerëzit kishin kontaktuar më herët me sistemin e kujdesit shëndetësor  te Serbise.

Tiodoroviq u shpreh gjithashtu tha se shumë qytetarë janë në vende turistike dhe u bëri thirrje atyre që të respektojnë masat, të veshin maska në ambiente të mbyllura dhe të mbajnë larg në distancë.

Epidemiologu, Branislav Tiodoroviq theksoi mes tjerash se larja e duarve dhe dezinfektimi janë të rëndësishme./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration