Tiodoroviq:  Ndalesa për aktivitete deri në 1000 persona akoma në fuqi, koncertet pas 15 qershorit?
Lokale

Tiodoroviq: Ndalesa për aktivitete deri në 1000 persona akoma në fuqi, koncertet pas 15 qershorit?

03.Jun.2020 09:12
0

Epidemiologu prof. Dr Branislav Tiodoroviq, anëtar i Shtabit Emergjent të Qeverisë për luftën kundër Covid-19 në pyetjen se kur do të lehtësohen më tej masat ai u shpreh se akoma është në fuqi  mbledhja e deri në 1.000 personave në ambiente të hapura  por se  nuk duhet të ketë më kufizime.

"Ne duhet të lëshojmë gjithçka menjëherë, në mënyrë që të mos ketë më kufizime. Le t'i lejojmë të gjitha ngjarjet sportive, të gjitha manifestimet të zhvillohen. Vetëm me koncertet duhet të prisni deri më 15 qershor. E gjithë bota po e bën këtë, që tani do të mbanim diçka. Le t’i lemë njerëzit të jetojnë. Me maska dhe doreza, kur është e nevojshme, për 14 ditë do të jemi pa koronë, ju garantojë", tha Tiododorviq për  "Kurir", transmeton Titulli.com.

Ndërsa anëtarja tjetër e Shtabit Emergjentë, epidemilogja Darija Kisiq Tepavçeviq ka shprehur edhe njëherë se është lejuar deri më tani vetëm aktiviteteve sportive deri në 1000 persona me publik duke mbajtur distancën por s’kemi thënë se edhe aktivitete tjera janë të lejuara në ambiente të hapura deri në 1000 persona.

Epidemiologu prof. Dr Branislav Tiodoroviq përmendi se duart duhet të lahen vazhdimisht para dhe pas tualetit ndërsa dorezat janë të arsyeshme të veshën gjatë punës ku kontakti me prekje të duarve është më i shpeshtë sidomos në tregje, qendra tregtare, shkruan Titulli.com.

“Nuk ju duhen doreza në rrugë ose në një kafene, restorant. Dhe jo tek kamerierët, sepse dorezat i mbrojnë vetëm ato, por jo ju nëse prekin gjithçka me të njëjtën dorezë. Kamerierët duhet të lajnë duart e tyre çdo orë sepse kjo është mënyra e vetme për të mbrojtur mysafirët. Dhe sigurohuni që të vishni maska. Ndërsa në ambiente të hapura është e  kotë të vishni maska jashtë, "shpjegoi ai.

Qeveria e Serbisë ka lehtësuar masa të shumta pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të gjendjes së pandemisë me Covid-19./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration