Tidoroviq: Gjendja me koronavirus në një pjesë të madhe në Bujanoc dhe Preshevë jashtë kontrolle?
Epidemiologu i Shtabit Emergjent në Serbi, Branislav Tidoroviq gjatë qëndrimit në Bujanoc tha se se gjendja me koronavirusin në Bujanoc dhe Preshevë është serioze, shkruan Titulli.com.
“Një pjesë e madhe e gjendjes në Bujanoc dhe Preshevën është jashtë kontrolle sepse nuk ka pasqyrë të qartë të të infektuarve. Ata shpesh shërohen në ambulanca private dhe në Kosovë që i drejtohet sistemit shëndetësorë”, tha mes tjerash Tiodoroviq, transmeton Titulli.com.
Ai u shpreh se duhet shumë më tepër të punohet më banorët dhe se shtëpia e shëndetit në Bujanoc ka pranuar aparat të ri RG.
“Në anën tjetër shtëpia e shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë do të marrinë të gjitha kushtet që i nevojiten për të ofruar shërbimet ne Covdod ambulantet që janë të domosdoshme”, theksoi Tioidoroviq.
Tidoroviq gjatë qëndrimit në Bujanoc ka takuar kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi dhe mori pjesë në mbledhjen e shtabit emergjentë lokal./Titulli.com/