Thaçi: Është institucionalizuar vullneti i deklaruar i Luginës së Preshevës për bashkim me Kosovën
Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka biseduar sot me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.Pas takimit, Thaçi dhe liderët kanë mbajtur në Presidencë një konferencë të përbashkët.
Duke iu drejtuar gazetarëve Thaçi ka thes se gjithçka është se qartë qe vullneti i deklaruar i Luginës, është institucionalizuar tek institucionet e Kosovës për bashkëngjitje me Kosovën.
Këtë të drejtë e kam mbështetur plotësisht dhe botërisht. Nëse dje e kam mbështetur fuqishëm sot edhe më fuqishëm që kjo e drejtë të realizohet. Kjo çështje të mbyllet një herë e përgjithmonë.
Hapat e mëtutjeshëm, i diskutuam sot. Të gjithë të ngrihen mbi vetveten, kauzë e përbashkët. Kemi menduar dhe do të punojmë që edhe përfaqësuesit të jenë pjesë e dialogut përfundimtar, besoj se këtë do ta përkrahë qeveria, kuvendi dhe partitë politike. Duhet unitet edhe në Kosovë. Në kuadër të kësaj përfaqësuesit kanë prezantuar idenë për nxjerrjen e një rezolute, që mu prezantuan, ku përcakton qartë mbështetjen unike për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin për bashkëngjitje me Kosovën.