Thaçi takim me përfaqësuesit e Luginës: Ndarje të Kosovës nuk do të ketë
Presidenti i Kosovës nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nëse do të nënshkruante një marrëveshje me presidentin serb Aleksadër Vuçiq, ku Lugina e Preshevës do t'i takonte Kosovës, ndërsa veriu i Kosovës Mitrovicës.Ai ka thënë se sot është një takim me përfaqësuesit legjitim politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe se siç është shprehur ai nuk dëshiron të involvojë palë tjera siç është presidenti serb.
Por, Thaçi ka thënë se ndarje të Kosovës nuk do të ketë dhe se Lugina e Preshevës është realitet dhe se askush nuk ka të drejtë ta bëjë pjesë të lajmeve të rrejshme.