Thaçi: Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e Kosovës, pavarësisht marrëveshjes me Serbinë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e Republikës së Kosovës.Këtë deklaratë, Thaçi e bëri gjatë një interviste dhënë agjencisë së lajmeve AP gjatë ditës së sotme.
Qeveria serbe ka thënë se një zgjidhje e mundshme mes dy vendeve do të ishte shkëmbimi i territoreve bazuar në ato territore ku janë të vendosur serbët etnikë dhe pakica shqiptare – veriun e Mitrovicës me Luginën e Preshevës.
“Çdo ndarje e tillë është e papranueshme. Lugina e Preshevës duhet të bëhet pjesë e Kosovës, pavarësisht”, thotë Thaçi në këtë intervistë të AP-së, transmeton Koha.net.
Presidenti Hashim Thaçi ka refuzuar idenë e ndarjes së vendit në vija etnike për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Serbinë.
Megjithatë, Thaçi ka thënë se është i hapur për të diskutuar “korrigjimin” e kufijve gjatë negociatave në Bruksel.