Thaçi: Unë e ndjej mision, bashkëngjitjen e Preshevës dhe Bujanocit me Kosovën (video)
Lokale

Thaçi: Unë e ndjej mision, bashkëngjitjen e Preshevës dhe Bujanocit me Kosovën (video)

09.Mar.2020 17:43
0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur sot një konferencë për medie lidhur me takimet e sotme me liderët politikë dhe  u ka sqaruar për takimet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington mes  atij dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiq të organizuar nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani Richard Grenell.

Presidenti, Hashim Thaçi, është pyetur nga mediat lidhur me idenë për shkëmbim me territore, para gazetarëve i pari i shtetit, tha se e ka mision bashkëngjitjen e Preshevës dhe Bujanocit me Kosovën.

“Unë e ndjej mision, bashkëngjitjen e Preshevës dhe Bujanovcit, por me territorin aktual të Republikës së Kosovës”, tha presidenti.

Mirëpo, ai ka mohuar se ideja e territoreve është diskutuar sot me liderët, apo gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, transmeton Titulli.com. 

“Sa i përket takimeve tona sot dhe mundësisë që ju thatë për kompromise unë them që integriteti i Kosovës është i paprekshëm dhe askush nuk e ka përmendur në asnjë takim. Të gjitha ato që prezantohen poshtë e lartë prej kujdo qoftë vendor apo ndërkombëtar, opinonist apo kushdo që mund të jetë, është e paqëndrueshme krejt. Krejt e paqëndrueshme dhe është me kriju konfuzion në opinion, takimi në Washington ka qenë takim i vullnetit të mirë.

Nuk është diskutuar për substancë, është shprehur vullnet i mire për normalizim të raporteve, që do të shkonte drejt njohjes reciproke, çdo zgjidhje që arrihet do të bëhet duke respektuar kushtetutën e Kosovës”, ka thënë ai./Titulli.com/

Video nga minuta e 24:45 lidhur me Preshevën dhe Bujanocin

Nga Presheva në Shkup për t’i realizuar ëndrrat, Fitim Nuhiut i refuzohet shtetësia (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration