Thaçi: Trepça, Ujmani dhe veriu nuk preken, Lugina bashkim me Kosovën
Lokale

Thaçi: Trepça, Ujmani dhe veriu nuk preken, Lugina bashkim me Kosovën

21.Sep.2018 08:00
0

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke folur për temën më të përfolur në vend dhe jo vetëm, korrigjimin e mundshëm të kufijve, ka thënë se beson se një gjë e tillë ka gjasa që edhe të mos ndodhë.

“Realisht se a do të ndodhë korrigjimi apo jo, shoh gjasa të pakta teorike. Për arsye se Serbia nuk do të pajtohet por uroj që të reflektojë”. 

“Përmbajtjen e çdo faktori ndërkombëtar, e kuptoj. Ajo që është me rëndësi është se e kam vizituar në zyrën e vet kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ajo mbështet fuqishëm dialogun, negociatat dhe mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje”.

“I kuptoj skepticizmat dhe i respektoj por në momentin që arrihet marrëveshja Kosovë- Serbi për korrigjimin e kufijve, jam i bindur se të gjithë në mënyrë unike do ta mbështesin marrëveshjen, përfshirë SHBA-të dhe BE-në”.

Thaçi në një intervistë në Vizion Plus ka mohuar kategorikisht se kur ai flet për korrigjimin e kufijve me Serbinë nënkupton shkëmbim të territoreve.

“U fol edhe për ndarje dhe shkëmbim që nuk janë ide të miat – janë ide serbe. Nuk kanë të bëjnë asgjë me mua përpos kundërshtisë time maksimale”.

“Ata që dërgojnë mesazhet e ndarjes ose shkëmbimit e kanë gabim dhe unë do të jem përballë tyre”.

I pari i vendit ka thënë se ideja e tij është vetëm bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, sipas tij, si realizim i një të drejte historike.

 

“Ideja ime është vetëm korrigjimi, bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Asnjë aset i Kosovës – as Ujmani, as Veriu i Kosovës, as Trepça nuk vijnë në konsideratë që të jenë pjesë e Serbisë”.

“Është e vërtetë dhe tjetra që Tito dhe Rankoviq, në kohën e dëbimit masiv të shqiptarëve nga Kosova në vitet 1956-1959 për të bërë një balancë demografike ia ka bashkangjitur Kosovës një pjesë të Leposaviqit, Leshakut dhe Zubin Potokut. Tani a duhet të mbesim ne viktimë e Titos?”.

“Është e drejtë historike e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit t’i bashkëngjiten Kosovës. Unë e mbështes plotësisht, botërisht dhe më vjen mirë që dhe faktori ndërkombëtar po reflekton gjithnjë e më tepër”.

Thaçi ka thënë ndër të tjera se idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë e mbështetë edhe shumica dërmuese e Qeverisë dhe e qytetarëve të Kosovës.

“Skena politike është plotësisht në favor të dialogut, negociatave dhe të arritjes së një marrëveshjeje, duke mos e përjashtuar dhe korrigjimin. Ata që flasin për luftë dhe tragjedi janë më së paku të interesuar”.

“90 % e anëtarëve të Qeverisë së Kosovës e mbështesin korrigjimin e kufirit me Serbinë, 80 % e qytetarëve të Kosovës e mbështesin korrigjimin e kufirit dhe bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”.

“98 % e opinioneve të qytetarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë e mbështesin bashkëngjitjen me Kosovën”.

“Nuk ka individ të shkëputur që mund ta bllokojë këtë proces sepse ne do të shkojmë me referendum dhe do të vendosin vetë qytetarët. E aprovojnë qytetarët, ndodh mrekullia. Nuk ndodh, këtu jemi”.

Haxhiu: Thaçi po e mashtron Luginën - vetëm Tërrnovci e Konçuli do t'i bashkoheshin Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration