Thaçi: Shqiptarët e Luginës të marrin pjesë në zgjedhje
Lokale

Thaçi: Shqiptarët e Luginës të marrin pjesë në zgjedhje

15.Mar.2014 17:53
0

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, në mënyrë që të zgjedhin përfaqësuesit e tyre.

“Ftoj qytetarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që të participojnë në jetën demokratike, të participojnë në proceset elektorale dhe t`i zgjedhin njerëzit e tyre për t`i përfaqësuar”, ka thënë ai.
Kryeministri Thaçi, ka përsëritur se Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë. Ai, ka bërë të ditur se e drejta e votës nuk mund t’u mohohet qytetarëve që kanë dy shtetësi, e të cilëve do t’u mundësohet votimi përmes pikave grumbulluese që do të organizojë OSBE-ja. “Me kushtetutë dhe ligjet e Kosovës qytetarët e Kosovës e kanë të drejtën e dy shtetësisë dhe kjo e drejt duhet të respektohet për të gjithë pa dallim. Serbia nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë”, është shprehur Thaçi./Titulli.com/
Në Luginë, 86.378 qytetarë me të drejtë vote
Bashkëluftëtarët i ngrisin pllakë përkujtimore dëshmorëve të Breznicës (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration