Thaçi: Përfshirjen e Luginës në territorin e Kosovës e përmenda në Berlin (video)
Presidenti Thaçi bëri të ditur se idenë e tij për korrigjimin e kufijve, respektivisht përfshirjen e Luginës në territorin e Kosovës, e ka përmendur në Berlin dhe do vazhdoj ta bëjë edhe në Paris.
Thaçi theksoi se komunat me shumicë serbe, Leoposviq, Zubin Potok dhe Zvecan nuk i konsideron si dhurata të Rankoviqit.
“Në Samitin e Berlinit as nuk është hapur ndonjë ide e as nuk është mbyllur diçka që është diskutuar më parë”, ka deklaruar ai në Rubikon të KTV-së.
“Tek unë nuk mund të gjej askush njeriun që dialogun për territorin e Kosovës. Për Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, po, për të tjerat, jo. As për ndarje të Kosovës, as për shkëmbim, jo se jo, as për sovranitet dhe as për asociacion”.