Thaçi: Bashkëngjitja e Lugina së Preshevës me Kosovën mundësi reale
Lokale

Thaçi: Bashkëngjitja e Lugina së Preshevës me Kosovën mundësi reale

10.Oct.2018 08:17
0

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, me të cilët ka diskutuar në lidhje me bashkëngjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.

“Korrigjimi i kufijve, ku Kosovës do t’i bashkëngjitej Lugina e Preshevës, është mundësi reale”, ka shkruar Thaçi në një postim në Facebook.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe përfitimet që do t’i ketë Kosova me rastin e arritjes se një marrëveshje me Serbinë.

“Me arritjen e marrëveshjes Kosovë–Serbi, përparësitë e Kosovës do të jenë: njohja reciproke, njohja e Kosovës edhe nga pesë shtetet anëtare të BE-së, rrugëtimi i sigurt për në NATO dhe BE, si dhe anëtarësimi në OKB”, ka shkruar tutje Thaçi.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Dje dhe sot, kisha kënaqësinë të takoj njerëz të botës akademike, të biznesit, të rinj, studentë, ish-përfaqësues të UÇPMB-së, të diasporës shqiptare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë, kryesisht nga Lugina e Preshevës.

Bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ishte kryetema e bisedave tona. Ishte konkludim i përbashkët se është momenti historik që të jetësohet e drejta legjitime e qytetarëve të kësaj treve, e deklaruar më 1 dhe 2 mars 1992, në kuadër të dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Me arritjen e marrëveshjes Kosovë–Serbi, përparësitë e Kosovës do të jenë: njohja reciproke, njohja e Kosovës edhe nga pesë shtetet anëtare të BE-së, rrugëtimi i sigurt për në NATO dhe BE, si dhe anëtarësimi në OKB.

Të gjithë bashkëbiseduesve u premtova, gjë e cila do të konfirmohet, se në të gjitha takimet e mia në Konferencën e Frankofonisë në Jerevan të Armenisë, do ta diskutoj mundësinë e korrigjimit të kufijve, me mundësi reale për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration