Tërnoci protestoi, do ta padisë gazetën “Blic” (video)
Lokale

Tërnoci protestoi, do ta padisë gazetën “Blic” (video)

19.Jul.2013 17:35
0
Qindra qytetarë sot protestuan në qendër të fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit për të ngritur zërin ndaj mediave të Beogradit të cilat etiketojnë këtë fshatë si drogaxhinj, që sipas tyre, në çdo kohë në këtë vendbanim shqiptar mund të gjenden 1,5 tonë drogë. [caption id="attachment_80820" align="alignleft" width="300"]Protestuesit gjate tubimit ne qender te Ternocit Protestuesit gjate tubimit ne qender te Ternocit[/caption] “Tërnoci si vendbanim etiketohet me mënyrat më të ndyta, tentohet njollosja sikurse e njëqindvjeçarit të fundit. Ata si duket e dinë shumë mirë se Tërnoci është shtylla e Bujanocit dhe Luginës”, tha në hapje të protestës kryetari i këtij fshati shqiptar Agim Haliti. Ai tha se durimi e ka fundin dhe se konfliktet janë ende të freskëta në këtë rajon. “Nuk ka mundësi të ushqejnë nacionalizmin serb 6 milionësh me 100 mijë shqiptarë të Luginës”. “Është e vërtetë se tërnocasit janë njerëz punëtorë të cilët para një decenie kanë punuar duhan 1.400.000.00 kilogramë, e jo drogë, drogën le ta kërkojnë atje ku e kanë në Beograd e Zemun e jo këtu”, u shpreh i mllefosur Haliti, duke thënë se që në javën e ardhshme do të ngrisin padi ndaj gazetarit dhe gazetës më të lexuar në Serbi “Blic”. Haliti, shefit të policisë së Bujanocit, në mbledhjen e sotme të Këshillit për Siguri i ka kërkuar llogari pse nuk e gjenë drogën që shkruajnë mediat e Beogradit. “Ku je ore ti që 1 mijë e 500 kilogramë drogë po prodhohen në Tërnoc dhe policia po qarkullon çdo ditë dhe nuk po mundet me i gjetë. Xhandarmëria 30 herë e ka bastisur fshatin, i ka shqetësuar qytetarët dhe s’ka gjetë asgjë”, ka thënë para masës Haliti, raporton Titulli. [caption id="attachment_80823" align="alignright" width="300"]Protestuesit gjate tubimit ne qender te Ternoc Protestuesit gjate tubimit ne qender te Ternocit[/caption] Nga ana tjetër edhe aktivisti nga ky fshat Nagip Taipi, i cili mori iniciativën për grumbullimin e nënshkrimeve për peticion, u shpreh se kjo që është shkruar në gazetën “Blic” është për t’u dënuar. “Tërnoci nuk njihet vetëm për drogë, por ky fshatë ka edhe vlerat e sajë”, ka thënë Taipi, duke nënvizuar se inspirimit për të marrë iniciativën për këtë peticion e ka gjetur pikërisht tek njerëzit me vlera të penës e të luftës. Në këtë protestë, kryetari i fshatit apeloi tek mërgimtarët që po vijnë për pushime që të mos kenë frikë dhe strese pasi që ky vendbanim ka kaluar edhe kohë më të vështira, që janë përjetuar nga të gjithë si banuesit njashtu edhe mërgimtarët. Protesta e sotme kishte si qëllim kundërshtimin e artikullit të botuar në gazetën “Blic” më 15 korrik, në të cilën mes tjerash thuhet se “Blic” ka hyrë në fshatin Tërnoc në të cilin as xhandarmëria serbe nuk guxon të hyjë, dhe se në këtë fshat gjithmonë ka një tonë e gjysmë drogë”, që sipas udhëheqësisë së fshatit dhe banorëve janë gënjeshtra të kulluara. Protesta e sotme përfundoi e qetë, ndërsa nuk ishte e siguruar nga policia lokale./Titulli.com/ http://youtu.be/gl0SiB6w35A
Përfaqësuesit e Luginës për herë të parë ftohen në procesin e privatizimit
Asfaltohet rruga deri tek penda e Rahovicës – mundësi për investime në turizëm (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration