Tërnoci pas 12 viteve vizitohet nga një ambasador amerikan
Lokale

Tërnoci pas 12 viteve vizitohet nga një ambasador amerikan

03.Apr.2013 15:14
0
Ambasadori i SHBA-së  Michael Kirby dhe kryetari i TK-së Zoran Stankoviq, kanë qëndruar sot në komunën e Bujanocit ku janë takuar me kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifi, ndërsa pas takimit me Arifin ata shkuan në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit për ta vizituar edhe fabrikën e mishit “Agro Adria”. Agro Adria logo

Në takimin mes Arifit dhe Kirbyt që u zhvillua sot, veç tjerash fokus të veçantë i dhanë zhvillimit ekonomik të komunës së Bujanocit, raporton Titulli. Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi pas vizitës që i bënë “Agro Adrias” ka thënë se prioritet është hapja e vendeve të reja të punës. “Ne kemi biseduar për zhvillimin ekonomik dhe kemi rënë dakord që në të ardhmen zhvillimit ekonomik të këtij rajonit ti japim shumë rëndësi, dhe në këtë  drejtim do të kemi përkrahje edhe nga ana e TK-së. Qëllimi jonë është që të hapim vende të reja të punës për shkak se kemi një rini shumë të shëndoshë e cila ka edhe interesim për të punësuar dhe shpresojmë se me ndihmën e SHBA-së ky rajon të ketë një ardhmëri më të mirë”, ka thënë Arifi. Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Beograd Michael Kirby ka thënë se ky është një shembull i mirë pasi vetëm në këtë mënyre mund të ulet papunësia. “Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur që sot kemi shembullin më të mirë që një biznes privat në bashkëpunim me komunën e Bujanocit, Qeverinë dhe me USAID-in, të punësohen të rinjtë dhe të ulet papunësia në komunën e Bujanocit. Ky është një shembull i mirë që rrugën e saj duhet ta ndjekin edhe shumë biznese tjera dhe unë jam këtu sot që të vërtetoj se kjo është e mundur”, ka thënë Kibry. Ndërkaq kryetari i Trupit Koordinues ka thënë se TK ka ndarë mjete pa kthim për bizneset të këtij rajoni, me qëllim të arritjeve të rezultateve. “TK bizneseve private i ka ndarë një shumë prej tre milion e 700 mijë dinarë ndihmë pa kthim, dhe në të njëjtën kohë ka obliguar bizneset të pranoj një numër të njerëzve, dhe padyshim ka rezultate të suksesshme”, ka thënë Stankoviq. Ndryshe, fshati Tërnoc për herë të parë pas 12 viteve është vizituar nga një ambasador amerikan, ndërsa për Michael Kibryn është e dyta që nga emërimi i tij në krye të ambasadës Amerikane në Begrad./Titulli.com/
Opozita “qetësohet”, përfundon mbledhja e Kuvendit
Pas dështimit të bisedimeve, LPD kërkon bashkim të Luginës me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration