Tërnoci dhe Breznica në pritje të dinamitit (video)
Lokale

Tërnoci dhe Breznica në pritje të dinamitit (video)

28.Aug.2012 20:58
0

Rruga Tërnoc – Breznicë e cila është në përgatitje për zgjerim dhe më pas asfaltimin e saj, është në pritje të dinamitit i cili do të shërbejë për shpërthimet në pjesët shkëmbore të trasesë së rrugës. Për të parë nga afër se si po ecin punimet në këtë rrugë malore, gazetarët e Titullit dolën në vend të ngjarjes ku nga afër panë se punimet nuk ishin duke vazhduar. Shumë shpejtë mësuam se ndërprerja e përkohshme e punimeve ishte bërë për shkak të mungesës së mjetit shpërthyes, që do të shërbente për të thërrmuar pjesët më të vështira të këtij aksi rrugor. “Jemi në pritje të materialit shpërthyes i cili këto ditë pritet të doganohet dhe më së largu të enjten do të bëjmë detonimet në vendet e caktuara të kësaj rrugë”, i tha Titullit Valon  Etemi, drejtues i kompanisë Saba Bellca e cila ka fituarë të drejtën e ndërtimin e kësaj rruge. Etemi po ashtu shpjegoi se janë bërë të gjitha përgatitjet, si shpimi i vrimave, që më pas do të mbushen me dinamit për shpërthim. Drejtori i Drejtoratit për Ndërtim pranë komunës së Bujanocit, Agim Haliti, konfirmoi atë që tha edhe kryerësi i punëve Valon Etemi nga Saba Bellca. Haliti shtoi se këtë vit do të kryhen 3 kilometrat e para të kësaj rruge të rëndësishme për këtë rajon. “Sivjet do të rregullojmë 3 mijë metra rrugë, aq sa kemi financa, ndërsa vitin e ardhshëm do të vazhdojmë edhe me 2.900 metrat e tjera”, theksoi Haliti për Titullin. Rruga që do të ketë një distancë afro 6 kilometra do të kushtojë 105 milionë dinarë përfshirë edhe TVSH-në. Për këtë rrugë janë para paguar 21 milionë dinarë, 10 milionë nga Trupi Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë si dhe 11 milionë dinarë nga buxheti i komunës së Bujanocit./Zilihaje Selmani/Titulli.com/ http://youtu.be/IiOQX-Lr-Kc
UÇPMB apel Qeverisë së Kosovës që edhe Lugina të jetë pjesë e bisedimeve
OSBE do të kontribuojë në fushën e arsimit në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration