Lokale
Tërnocasja në Leskoc merr vendin e parë (video)
“Bushido” me katër garues në garën ndërkombëtare “International karate IPPON 016 Cup”. Të gjithë kthehen me fitore në shtëpi.
Klubi i karates “Bushido” nga Tërnoci ka arritur suksese të mëdha në garën e mbajtur këtë fundjavë në Leskocë të Serbisë, kur me të gjithë pjesëmarrësit e saj ka arritur që në shtëpi të kthehet me nga një medalje.
Garueset tënrocase kanë qenë ato që kanë bërë diferencën si në luftëra ashtu edhe në prezantimin e katave, raporton Titulli.
Ejona Limani, ka arrit që të marrë vendin e parë në kategorinë kata kundrejt dy kundërshtareve nga Bullgaria e Suedia. Kjo fitore e saj e vlerësuar edhe nga trajneri Qemajl Hyseni, sikurse edhe sukseset e pjesëmarrësve tjerë nga klubi i karates “Bushido”.
Karateistët tjerë Fatime Iseni që mori vendin e tretë në kata dhe Shkurte e Egzon Rashiti vendet e treta në luftëra, tregojnë për punën e palodhshme që bëhet në klubin e tyre.
Në garën ndërkombëtare “International karate IPPON 016 Cup” pjesëmarrës kanë qenë karateistë të ndryshëm nga shtetet e Ballkanit dhe më gjerë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!