Kur kishe mujt me m'pa, qysh m'kishe pa? (video)
Lokale

Kur kishe mujt me m'pa, qysh m'kishe pa? (video)

06.Mar.2014 23:04
0
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc të mërkurën në mbrëmje është shfaqur komedia “Kur kishe mujt me m'pa, qysh m'kishe pa?” Një komedi me rreth 40 minuta u shfaq në regji të Nagip Taipit para publikut bujanocas. Grupi dramaturgjik “Bekim Fehmiu” në përbërje të aktorëve amatorë, njëherit nxënës të shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, arritën që me performancën e tyre të shkrinin së qeshuri të pranishmit në sallë, raporton Titulli. shfaqja-shtepia-kultures-2 Komedia është pritur mirë nga publiku, ndërsa puna e aktorëve është vlerësuar edhe nga vet Taipi, i cili përgatiti këta të rinj për komedinë “Kur kishe mujt me m’pa qysh m’kishe pa?”. Aktorët të cilët morën pjesë në këtë komedi në role të ndryshme, ishin: Zirije Jahiu, Nebehate Avdiu, Egzona Osmani, Neritan Aliu, Adil Taipi, dhe Shefket Hamidi. Në përfundim të komedisë nga organizatorët u tha se grupi dramaturgjik “Bekim Fehmiu” ditëve në vijim do të organizojë edhe shfaqje me përmbajte të ndryshme./Titulli.com/
Pjesëmarrësit në tubimin e Bilaçit e Tërrnavës ftojnë për pjesëmarrje në zgjedhje (video)
Tërnocasja në Leskoc merr vendin e parë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration