Tërnocasit ia “thyejnë” brinjët e hundën boksierëve mysafirë (foto & video)
Lokale

Tërnocasit ia “thyejnë” brinjët e hundën boksierëve mysafirë (foto & video)

22.Mar.2014 23:56
0
Arbër Ymeri, Flakrim Ymeri e Muhamed Zairi arritën që sot të triumfojnë bindshëm ndajë kundërshtarëve të tyre në turneun ndër regjional të boksit “Tërnoci 2014” i mbajtur në sallën e sportit “Rinia’ në Bujanoc Arbër Imeri  nga klubi i boksit ‘Tërnoci’ arrit që në kategorinë 83 kilogramë në minutën e parën të raundit të parë të gjunjëzojë kundërshtarin Vladimir Stojanoviq nga klubi i boksit ‘Tigrovi’ nga Piroti. Me një qetësi të lartë dhe teknikën të shkathët, Arbëri arriti që kundërshtarin e tij ta gjunjëzojë dy herë brenda një kohe të shkurt, derisa meçi u dorëzua nga Stojanoviq i cili ringun e lëshoi duke mbajtur brinjët, raporton Titulli. Fitore të shkëlqyeshme regjistroi edhe Flakrim Imeri, vëllau i Arbërit, i cili vjen po nga i njëjti klub i boksit. Ai poashtu detyroi kundërshtarin Jovan Putiq nga Piroti që të ngritë peshkirin e bardhë në raundin e dytë. Muhamed Zairi në këtë turne ndër regjional të boksit arriti që të shënojë fitore me pikë kundrejt Vladica Simonoviq po nga klubi ‘Tigrovi’ nga Piroti. Boks-bujanoc-2 Në këtë turne morën pjesë edhe boksierë nga Kosova dhe Shqipëria, që arritën të tregojnë rezultate të shkëlqyeshme si dhe Serbia dhe Sllovenia. Këtë organizim e përshëndetën edhe boksierët profesionist Armend Xhexhaj nga Kosova pjesëmarrës në kampionatin botëror në Kazakistan, Shefat Isufi  nga Twrnoci si dhe bashkatdhetari Valbon Begzadi nga Turija i cili klubin e boksit ‘Tërnoci’ e ka ndihmuar me mjete të nevojshme për zhvillimin  e ushtrimeve dhe përgatitjen e sportistëve. Trajneri i KB ‘Tërnoci’, njëherit organizator i këtij turneu ndër rajonal, Ridvan Imeri u shpreh i kënaqur me rezultatet e pjesëmarrësve të tij të cilët arritën që të gjithë të korrin fitore. Ai theksoi se shteti serb ka penguar organizimin e këtij turneu ndër rajonal i zhvilluar sot në Bujanoc. “Ju e dini se i takojmë këtij regjioni por nuk trajtohemi ashtu siç duhet. 100% kanë vepru që të mos mbahet meçi tradicional këtu në Bujanoc” u shpreh trajneri Imeri, i cili shtoi se megjithatë klubi nga qyteti i Pirotit të Ser bisë ‘Tigrovi’ nuk i kanë zhgënjyer dhe me dëshirë kanë marrë pjesë duke prezantuar edhe Serbinë. Pas përfundimit të meçit u dhanë edhe kupa për boksierët më të dalluar edhe ate: Emiliano Qekini nga Shqipëria-boksieri më i mirë, Esmer Bilalli poashtu nga shteti amë-boksieri me teknikën më të mirë, Arbër Imeri nga Tërnoci-boksieri më fair play, Emanuel Kaçaj nga Shqipëria-boksieri më luftarak dhe Flakron imeri nga Tërnoci-boksieri me perspektivë. Vlen theksuar se ish boksierët e njohur, pjesëmarrësit e lojrave olimpike, Mehmet Bogujevci dhe Tadija Taçak ishin mysafirë special. Nëntë dyluftimet e zhvilluara sot në kuadër të këtij turneu u referuan nga Latif Demolli (Kosovë), si dhe Damjan Shele (Slloveni)./Titulli.com/
Karaçeva e Breznica, fshatrat e kontrabandës
“Srpska”: Gjykojeni Musliun, qetësojeni retorikën e shqiptarëve nga jugu!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration