Lokale
“Srpska”: Gjykojeni Musliun, qetësojeni retorikën e shqiptarëve nga jugu!
Përfaqësuesit e Iniciativës Qytetare “Srpska”, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që të deklarohen për, siç thonë, “kërkesën për ndarje të shqiptarëve nga jugu i Serbisë dhe bashkimin e tyre me Kosovën”.
“Iniciativa Qytetare ‘Srpska’, që është politikisht aktive në Kosovës dhe së cilës më për hir të serbëve që jetojnë në këto anë i intereson të ruhet paqja dhe stabiliteti në këtë pjesë të Ballkanit, apelon në qetësimin e kësaj retorike të përfaqësuesve të caktuar të autoriteteve lokale. Prandaj, ftojmë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që publikisht të gjykojnë deklaratën e kryetarit të Kuvendit të Bujanocit, Jonuz Musliut, dhe të përjashtojnë çdo tension në rajon që mund të jetë rezultat i retorikës të tillë”, thuhet në një deklaratë të tyre, transmeton Telegrafi.
“Serbët nga Kosova frikësohen nga një deklaratë e nxituar nga përfaqësuesit e komunave fqinje, të cilat lehtë dhe të shpejt në gjendje mund të rriten në paqëndrueshmëri, por edhe të zgjerohen në tërë rajonin”, vazhdon kumtesa e tyre.
Ju përkujtojmë se Musliu ka thënë javën e kaluar se presidenti rus Vladimir Putin inkurajon shkëputjen e Luginës nga Serbia dhe bashkimin e Kosovës.
“Nëse Krimeja e Ukrainës do t’i bashkëngjitet Rusisë duke u thirr në referendum, kjo gjë lehtëson proceset në Luginën e Preshevës për bashkim me Kosovën, sepse ne më herët kishim referendum të tillë”, ka thënë Jonuz Musliu, ish-kreu i UÇPMB-së, aktualisht kryetar i Kuvendit të Bujanocit. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!