Lokale
Dridhjet e tokës në Luginë edhe pas mesnate
Pas njoftimit për dridhje të tokës gjatë mbrëmjes së kaluar, Instituti Republikan Sizmologjik i Serbisë ka njoftuar se tërmeti i mbrëmshëm është pasuar edhe me dy tjerë të intensitetit më të ulët.
Rreth orës 00:27 minuta një dridhje tjetër, prapë në territorin e komunës së Bujanocit, ka goditur me 1.9 shkallë Rihter, afër liqenit të Aleksandrit, transmeton Titulli.
Kjo dridhje e radhës thuajse nuk është hetuar në mesin e popullatës, ndërsa rreth tre orë më vonë, po me të njëjtin intensitet (1.9 shkallë) tërmeti ka goditur komunën e Sjenicës në Serbi, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.
Nuk raportohet për dëme të shkaktuara./Titulli.com/
********************************************************************************************************************************************
Qytetarët e Luginës së Preshevës, e sidomos ata të komunës së Bujanocitt, rreth orës 20:17 kanë përjetuar një tërmet të shkallës 5.5 Rihter.
Sipas Institutit Republikan Sizmologjik të Serbisë tërmeti përveç në Bujanoc është ndier edhe në fshatrat përreth, ndërsa ky është tërmeti i dytë në këtë komunë, pas atij që ndodhi më 26 shkurt të këtij viti, raporton Titulli.
Ndërsa sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane –Mesdhetare tërmeti epiqendrën e kishte 11 kilometra në Veri-Lindje të fshatit Samolicë të komunës së Bujanocit, në një thellësi prej 10 kilometrave.
Sipas kësaj qendre Evropiane dridhjet e tërmetit mund të jenë ndierë edhe në trekëndëshin mes Luginës, kryeqytetit të Maqedonisë e deri në Kamenicë të Kosovës.
Nuk është paralajmëruar për dëme të shkaktuara nga dridhjet e tërmetit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!