Në krye të Trupit Koordinues emërohen njerëz në mënyrë arbitrare
Lokale

Në krye të Trupit Koordinues emërohen njerëz në mënyrë arbitrare

02.Mar.2014 20:35
0
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Riza Halimi ka deklaruar se në ngjarjet politike nuk mund të ndikohet pa pjesëmarrje në to dhe ka shtuar se problemet nuk mund të zgjidhen me bojkotim zgjedhjesh.
"Duhet që përmes përfaqësuesve tanë të përfshihemi në zgjidhjen e problemeve shumë të ndjeshëm jetësorë edhe pse kjo gjë po ecën vështirë”, ka thënë Halimi për agjencinë FoNet. Ai ka shtuar se si deputet në Kuvendin e Serbisë në tri mandate nuk ka gjetur asnjë bashkëbisedues që të kishte durim ta dëgjonte përfaqësuesin legjitim të shqiptarëve dhe që bashkërisht të zgjidhen problemet. Ai ka shtuar se në krye të Trupit Koordinues emërohen njerëz në mënyrë arbitrare dhe pa këshillime me përfaqësuesit legjitimë të shqiptarëve. Nuk ka program, punohet ad hoc dhe në fund kryetarët e komunave vetëm duhet të përkrahin atë që është bërë. Halimi ka thënë se si deputet nuk ka dashur të pranojë një logjikë të tillë pune dhe se tash e tri vjet nuk merr pjesë në punën e atij Trupi./Titulli.com/
Dridhjet e tokës në Luginë edhe pas mesnate
Halimi: Partitë që po bojkotojnë e donin ulësen e parë në Beograd (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration