Lokale
Telegram ngushëllimi nga Presheva për tragjedinë në “Kosova A”
[caption id="attachment_122813" align="alignleft" width="300"] Ragmi Mustafa[/caption]
Kryetari i komunës së Preshevës, njëherit kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa, me rastin e aksidentit tragjikë në Termocentralin Energjetikë të Kosovës, ngushëllon familjet e viktimave, popullin e Kosovës dhe udhëheqësinë e saj
Me të marrë lajmin për incidentin tragjik që ndodhi në ditën e sotme Mustafa i ka dërguar një telegram ngushëllimi në emrin e tij personal si dhe në emër të qytetarëve të komunës së Preshevës, Qeverisë së Kosovës, kryetares së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, duke shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të lënduarëve duke i dëshiruar shërim sa më të shpejtë, transmeton portali informativ Titulli letrën e kryetarit të kësaj komune nga Lugina.
“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për tragjedinë e madhe që ndodhi në Termocentralin “Kosova A” në Obiliq dhe sinqerisht shpreh keqardhje për këtë tragjedi të madhe. Në këto momente pikëllimi për Ju, për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për familjet e të pësuarve, më lejoni që në emrin e qytetarëve të komunës së Preshevës dhe në emrin tim personal, t'iu dërgoj ngushëllime të thella. Në këto momente të pikëllimit, lutjet tona janë me Ju dhe familjet e të pësuarve", thuhet në letër ngushëllimi të kryetarit të Preshevës Ragmi Mustafa./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!