Lokale
Maturantët e Bujanocit kremtuan mbrëmjen e maturës (foto & video)
Në Bujanoc sot qindra maturantë shënuan përfundimin e shkollës së mesme “Sezai Surroi” me ahengun e organizuar në restorant “Breta” në hyrje të fshatit Tërnoc
Të shoqëruar nga familjarët dhe qytetarë të interesuar, nxënësit të veshur me petkun e tyre më të mirë së pari u grumbulluan në oborrin e restorantit në mënyrë që më vonë të defilojnë për të zënë vendet e tyre në restorant.
Pas përfundimit të kësaj mbrëmje, gjatë javës së ardhshme nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” do t’i nënshtrohen edhe mbrojtjes së temës së diplomimit dhe provimeve tjera.
Shkolla e mesme “Sezai Surroi” është e vetmja shkollë në gjuhën shqipe e arsimit të mesëm në komunë të Bujanocit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!