Teksti i marrëveshjes së nënshkruar në Konçul  (UÇPMB - NATO), 18 vite më parë
Lugina

Teksti i marrëveshjes së nënshkruar në Konçul (UÇPMB - NATO), 18 vite më parë

20.May.2019 11:37
0

Pas tri orёsh bisedimesh me tё dёrguarin e posaçёm tё Sekretarit tё pёrgjithshёm tё NATO-sё, Piter Feith,  mё 20 maj rreth orës 15.15 minuta nё Shtabin e Pёrgjithshёm tё UÇPMB-sё nё Konçul, u nёnshkrua Marrёveshja pёr armëpushim nё Kosovёn Lindore. Nё emёr tё faktorit ndёrkombёtar, Marrёveshjen e nёnshkroi i dёrguari i NATO-sё Pite Feith, kurse nё emёr tё shqiptarёve, marrёveshjen e nёnshkroi komandanti i pёrgjithshёm i UÇPMB-sё , Shefket Musliu.

Teksti integral i Marrëveshjes së nënshkruar nё Konçul 

P.C. Feith, Pёrfaqёsuesi Personal i Sekretarit Gjeneral tё NATO-s

1. Nёnshkruesit pajtohen qё pa kushte tё respektojnё dhe tё mbikëqyrin armёpushimin dhe do tё pёrmbahen nga tё gjitha aksionet ushtarake, dhunёs dhe pёrdorimit tё forcёs kundёr njёri tjetrit dhe forcave tё tё tjerёve.

2. Nёnshkruesit pranojnё tё mbajnё autoritetin dhe kontrollin mbi tё gjitha elementet e tyre tё armatosura dhe forcave paramilitare, kudo qё janё tё vendosura dhe tё pranojnё pёrgjegjёsinё e plotё pёr veprimet e tyre.

3. Nënshkruesit njohin dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës, të 12 Gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondёrkombёtare.

4. Marrëveshja vlen për tё gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke pёrfshirё policinё e vendosur brenda apo afёr kufijve tё Zonёs sё Sigurisё, tё cilat janё tё definuara nё Marrёveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutёn 1244 tё KS tё OKB-sё.

5. Forcat e Armatosura nёnkuptojnё tё gjitha palёt grupet dhe individёt, tё cilёt e pranojnё autoritetin dhe komandёn e nёnshkruesёve duke pёrfshirё forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilёve tё armatosur, paramilitarёt, gardat kombёtare, milicinё, policinё kufitare, rezervistёt ushtarakë, policinё ushtarake, shёrbimin e intelegjencёs, ministrinё federale serbe dhe tё Punёve tё Brendshme, rebelimin special lokal dhe policinё antiterroriste si dhe tё gjitha forcat jo tё rregullta.

6. Kushtet e marrёveshjes do tё hyjnё nё fuqi pas kёmbimit tё kopjeve tё nёnshkruara, nё prani tё tё Dёrguarit tё Posaçёm tё Sekretarit tё Pёrgjithshёm dhe do tё jenё efektive prej orёs 00.01, 13 mars 2001.

7. MODALITETET

a) Palёt pajtohen tё mbajnё dhe respektojnё armёpushimin, i cili pёrfshin tё gjitha llojet e armatimit si dhe vendosjen e minave apo mjeteve tё tjera tё improvizuara eksplozive.

b) Palёt pajtohem tё ndërmarrin të gjitha masat e mundshme pёr tё siguruar sigurinё dhe lirinё e lёvizjes sё cilitdo personel tё komunitetit ndёrkombёtarё nё rajon.

c) Palёt pajtohen tё ruhen pozicionet e tanishme tё forcave tё tyre tё armatosura, me pёrjashtim tё armatimit tё rёndё rreth Buajnocit, tё cilat duhet tё kthehen nё kazerma, e jo tё shfrytёzojnё armёpushimin pёr t’i ndryshuar pozicionet e veta.

8. KUFIZIMET

a) Palёt pranojnё qё KOMKFOR –i , nё kёtё fazё, ta ruajë autoritetin nёn kushtet e Marrёveshjes Tekniko-Ushtarake mbi Zonёn Tokёsore tё Sigurisё dhe Zonёn Ajrore tё Sigurisё. Ata pranojnё KOMKFOR-in si autoritet tё vetёm, i cili vendos nёse, dhe nёn çfarё kushte, forcat e RFJ-sё lejohen tё kontrollojnё dhe kthehen gradualisht nё Zonёn Tokёsore tё Sigurisё. Nёse ai vendosë tё lejojë njё rihyrje tё tillё, zonat nё tё cilat forcat e RFJ-sё mund tё hyjnё, do tё jenё tё definuara gjeografikisht dhe njё definicion i tillё do t’i zёvendёsojë referencat e mёparshme, dhёnё nё kёtё marrёveshje, mbi “lokacionet e tanishme”. Nё tё gjitha aspektet e tjera, kushtet e dhёna do tё vazhdojnё tё vlejnё.

b) Pas rihyrjes nga policia do tё kёrkohet tё veprojё nё mёnyrё tё paanshme dhe t’i zbatojё ligjet e RFJ-sё/Serbisё, pa ndashmёri nё baza etnike, fetare apo racore.

c) Asnjё kusht i kёsaj marrёveshje nuk mund tё interpretohet si diçka qё anulon tё drejtёn pёr vetëmbrojtje. Vetëmbrojtja nënkupton pёrdorimin e asaj force tё domosdoshme dhe proporcionale, pёr ta mbrojtur veten, apo tё tjerёt, nga njё sulm, apo nga ndonjё sulm i mundshm. Secili pёrdorim i forcёs duhet tё kufizohet nё shkallёn, intensitetin dhe kohёzgjatjen e domosdoshme pёr vetёmbёrojtje e jo mё shumё. Hakёmarrja nuk ёshtё vetёmbrojtje dhe do tё paraqesë shkelje të armёpushimit tё Zonёs Tokёsore tё Sigurisё. Kufizimit i shtohet edhe ky pasus:

Nё lidhje me paragrafin 8 nёn (a), kёtu deklaroj se unё dhe komandantёt e mi nuk pranojnё pёrgjegjёsi mbi aksionet spontane tё elementёve tё shqiptarёve lokal nё Sektorin C (Lindje), nё Zonёn Tokёsore tё Sigurisё.

Shefket Musli, Komandanti i Shtabit tё Pёrgjithshёm tё UÇPMB-sё.

Dёshmoi, P.C. Feith, Pёrfaqёsues Personal i Sekretarit Gjeneral tё NATO-sё .

Vdiq pa e ditur se kishte zbuluar Amerikën
Përfaqësuesit e Listës Serbe të premten takohen me Vuçiqin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration