Teatri nga Presheva mori pjesë në edicionin e IX të Festivalit Internacional "Bursa Balkan Fest" në Turqi (foto)
Aktorët e Teatrit të Qytetit në Preshevë kanë marrë pjesë në edicionin e IX të Festivalit Internacional "Bursa Balkan Fest" në Turqi të mbajtur më 14 Mars të këtij viti, përcjellë Titulli.com.
"Ishte kënaqësi të prezantohemi para publikut artdashës e veçanërisht para shumë shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Bursa", thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook nga Shtëpia e Kulturës " Abdulla Krashnica " në Preshevë.
Teatri nga Presheva ka prezantuar me shfaqjen "VDEKJA DHE VIRGJERESHA".
Aktorët e teatrit të Qytetit në Preshevë kanë falënderuar organizatorët e festivalit për ftesën e veçanërisht Drejtoreshën e Teatrit në Bursa, Arzu Tan Bayraktutan./Titulli.com/